Abuzimi me pronat, gjykata ndryshon masën e sigurisë për n.kryetarin e bashkisë Lezhë
Gjykata ka vendosur që masa e dhënë me parë me ‘arrest shtëpie’ të zëvendësohet me masën ‘detyrim paraqitje’ për Enver Hafizin, nën kryetarin e bashkisë Lezhë. Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari i çështjes Artan Hajredinaj.
Enver Hafizi, nënkryetar i bashkisë Lezhë
Gjykata e Lezhës ka rivlerësuar masën e dhënë më parë nga Gjykata e Apelit në Shkodër ndaj nën kryetarit të bashkisë Lezhë Enver Hafizi, mbi akuzat për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Gjykata e Lezhës vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për nënkryetarin e Bashkisë Lezhë Enver Hafizi, nga “arrest shtëpie” në "detyrim paraqitje".
Ai do të paraqitet dy herë në muaj në policinë gjyqësore, ndërsa i është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit. Nëpërmjet avokatit të tij, Hafizi kishte paraqitur pranë Gjykates së Shkalles së Pare në Lezhë kerkesen për zëvendësim të mases së sigurise të dhënë me herët ndaj tij me arrest shtëpie.
Kërkesa e pales mbrojtëse u pranua edhe nga prokurori i çështjes i cili ishte dakort me zëvendësimin e mases së sigurisë, me argumentin se hetimet ndaj të dyshuarit kanë përfunduar dhe lirimi i tij nuk ndikon në prishjen e provave.
Pas verifimit të pretendimeve të avokatit dhe prokurorit të çështjes gjyqtari Artan Hajredinaj, vendosi ndryshimin e mases së sigurisë për Hafizin, duke shpjeguar se gjykata nuk mund te caktoje një masë më të rendë se ajo e propozuar nga prokurori.
Enver Hafizi së bashku me kreun e bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe 12 zyrtarë të tjerë u vunë në pranga pas hetimeve, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.
Vendimi i Gjykatës së Lezhës për nënkryetarin e Bashkisë Lezhë, Enver Hafizi
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2995
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)
9 Janar, 18:19
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Aksident pranë mbikalimit të Patokut, përplasen dy mjete! Dy persona dërgohen në spital
9 Janar, 12:51
-
Shpërthimi i kabinës elektrike në një pallat në Lezhë, 22 familje pa energji elektrike
9 Janar, 09:33
-
Shpërthen kabina elektrike në Lezhë, 22 familje pa drita, po punohet për rikthimin e energjisë (VIDEO)
8 Janar, 18:03
-
Murtaja afrikane, Veterinaria bllokon automjetet që transportojnë derra në tregun e Milotit dhe të Vaut të Dejës
8 Janar, 17:08
-
Kurbin/ I vuri flakën mobilerisë në fshatin Gjormë, arrestohet 36-vjeçari! Ishte dënuar më parë për dhunë në familje (EMRI+VIDEO)
8 Janar, 10:42
-
Apeli e dënoi me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nga arratia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë
7 Janar, 09:51
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup kriminal, Policia e arreston në Kurbin (EMRI)
6 Janar, 17:24
-
Murtaja afrikane, kontrolle në katër rrugë kombëtare në Shkodër dhe Lezhë, Shërbimi Veterinar bllokon 7 mjete me 43 derra! Inspektim dhe në fermat e origjinës
6 Janar, 16:24
Ujku ujku, po cakallet e cane gardhin dhe iken. Sa me shpejt Vettingu per keta plehra gjyqtare te rretheve.
Përgjigju