Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish- zv/drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Burgjeve, Iljaz Labi për liri duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë 'Arrest me burg'.
Iliaz Labi do të qëndrojë në burg për llogari të hetimeve për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Ish- zv/drejtori i Burgjeve u arrestua nga policia në datë 11 korrik me akuzën se është përfshirë dhe ka përfituar para me tenderat e ushqimeve në burgje.
Gjithashtu, u arrestuan edhe 4 administratorët e kompanive private, për “korrupsion aktiv” në tenderë. 4 administratorët e kompanive private që u arrestuan janë Elidjan Laskaj, administrator i shoqërisë “Dogel”, Ylber Kalaja, administrator i shoqërisë “Vllaznia”, Shemsi Sinani, administrator i shoqërisë “M.B.Kurti” si dhe Nexhmi Balla, administrator i shoqërisë “Nelsa”.
Skema e korrupsionit
Nga hetimi ka rezultuar se administratorët e kompanive takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakort për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentat e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata benin.
Administratorët e këtyre shoqërive paraprakisht përcaktonin edhe se cili prej tyre do të dilte fitues në njërin prokurim apo në secilin lot prokurimi. Shoqëritë, të cilat pranonin të përpilonin dokumentacion për të mos fituar, përfitonin duke lidhur kontrata formale dhe jo formale me shoqëritë fituese dhe operonin në cilësinë e nënkontraktorit me njërën nga shoqëritë fituese.
Për realizimin e qëllimit administratorët e kompanive paguanin të paktën një shumë prej 2 milionë lekë të reja te zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi, me qëllim që ky i fundit t’u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit. Pas skandalit dha dorëheqjen Drejtori i Burgjeve Artur Zoto.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com