Korrupsioni në tenderin e uniformave të policisë, GJKKO pranon hetimet e SPAK, çështja ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për gjykim

Korrupsioni në tenderin e uniformave të policisë, GJKKO pranon hetimet e SPAK, çështja ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për gjykim

SPAK dhe uniformat e policisë

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar hetimet e SPAK dhe ka kaluar sërish për rigjykim çështjen për Edlira Naqellarin dhe 7 ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme, të akuzuar për korrupsion në tenderin e uniformave të policisë. Seanca e gjykimit do të mbahet në datën 26 nëntor ora 12.

Ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara  Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj u lanë në burg nga Apeli i GJKKO, si dhe u caktua 'arrest shtëpie'  për Anisa Bogdanin. Ata akuzohen për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Kujtojmë se SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10  korrikku u arrestuan ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari bashkë me ish-zyrtarët e tjerë. Këto arrestime u bënë në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK përgjoi dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, dhe se janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.  

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë