Vonesa e qëllimshme e presidentit Bujar Nishani për të dekretuar ligjin për ndryshimin e akcizës për cigaret dhe duhanin ka sjellë si pasojë edhe këtë vit abuzimin nga ana e importuesve. Importet e cigareve u rritën me shpejtësi në tetor të këtij viti, teksa tregtuesit e mëdhenj prisnin hyrjen në fuqi të ligjit të ri për akcizat, që e rrit këtë taksë nga 90 në 110 lekë për paketë.
Sipas të dhënave të importeve të mallrave të akcizës nga Ministria e Financave, në tetor u importuan 518 ton cigare, me një rritje shumë të lartë, prej 67 përqindësh në raport me një vit më parë, duke shënuar kërcimin më të madh të këtij viti dhe duke arritur pothuajse nivelin e dhjetorit 2013, kur u krye një operacion tjetër abuziv nga grosistët e duhanit. Smuajin e fundit të vitit të kaluar firmat e mëdha krijuan rezerva dhe më pas gradualisht e shpërndanë gjatë vitit sasinë e importuar te firmat e shitjes me shumicë, ndërkohë që fitimin nuk e merr shteti, por vetë firmat private. Në dhjetor 2013 u importuan 565 ton cigare dhe në janar 2014 (kur akciza u rrit nga 70 në 90 lekë për litër) importet ishin vetëm 66 ton.
Kuvendi u përpoq ta frenonte sivjet një situatë të tillë, duke caktuar një shifër të lejuar për rritje të importeve shumë të vogël për periudhën, gjatë së cilës ende do të ishte në fuqi akciza e vjetër. Kjo do të ishte në masën vetëm 5% të sasisë mesatare të importeve mujore, pikërisht për të frenuar futjen masive në treg të cigareve për t’i shitur ato më vonë, me akcizë të rritur.
Ligji i ri për akcizat u miratua më 23 tetor, por Nishani nuk pranoi ta dekretonte, duke bërë që ai të hynte automatikisht në fuqi më 14 nëntor. Të dhënat paraprake nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën 1-20 nëntor janë importuar vetëm 150 ton cigare. Ndërkohë, rritja e çmimeve të cigareve filloi që gjatë ditëve të para të tetorit, por në treg do të qarkullojnë dhe për disa muaj cigare me akcizë 90 lekë për paketë, që shitet në tregun e pakicës me nivelin e ri (110 lekë).
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com