Abuzimi seksual i 11-vjeçares në Kosovë,reagon Dua Lipa: Drejtësi! Mbrojtje për vajzat dhe gratë

Abuzimi seksual i 11-vjeçares në Kosovë,reagon Dua Lipa: Drejtësi! Mbrojtje për vajzat dhe gratë

Dua Lipa

Opinioni publik është tronditur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kosovë ku një e mitur 11-vjeçare u abuzua seksualisht nga 5 persona.

Revolta e shumë qytetarëve për këtë akt të tmerrshëm ndaj të miturës u shoqërua me protesta në Prishtinë dhe Tiranë ku u mblodhën aktivistë, mjekë, njerëz të ekranit, këngëtarë, gazetarë por madje dhe bashkëmoshatarë të saj.

Ndaj abuzimit seksual të 11-vjeçares ka reaguar dhe këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa.

"Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Drejtësi”, “Rrugë të sigurta”, “Gra të armatosura", janë këto pankartat e postuara  nga Dua Lipa në "Instagram", të cilat u panë nga protesta e ditës së djeshme.

Postimi i Dua Lipës

Ngjarja e rëndë ku një vajzë 11-vjeçare u abuzua seksualisht nga 5 persona mendohet të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. 

Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi të cilit iu bashkua Shkëlqim Kameri, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Në një zonë, 26-vjeçari ndaloi makinën në një tjetër vend dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën. Në dëshminë që ka dhënë vetë ajo në polici, ka treguar se ishte në park kur iu afruan 3 persona duke e ngacmuar me fjalë. Ndonëse pretendon se nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vijuar rrugën e saj, njëri i është afruar dhe e ka prekur.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë