Abuzimi/ Tenderi i dixhitalizimit
ja si u implikua Genc Pollo

Abuzimi/ Tenderi i dixhitalizimit<br />ja si u implikua Genc Pollo
TIRANE- Zbulohen fakte të reja rreth korrupsionit të ish-kupolës qeveritare të administratës “Berisha”. Skandali përfshin ish-ministrin e Inovacionit, Genc Pollo, tashmë kryetar i Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, i cili ka thyer rregullat e prokurimit publik, duke favorizuar kompaninë suedeze “Ericsson”, në kuadër të një tenderi për dixhitalizimin televiziv, me vlerën 23 milionë euro. Kjo bëhet e ditur nga agjencia e lajmeve “Ballkan Insght”, e cila ka investiguar lidhur me këtë çështje. Ndërkaq, po shqyrtohet mundësia për të paditur ish-ministrin Pollo.
 
Historia
Në qershor të vitit 2012, Qeveria shqiptare vendosi që asnjë televizion shqiptar, nuk do të mund të trasmentonte me sinjal analog pas vitit 2015. Si rrjedhojë, në 6 mars  2013, Ministria e Inovacionit hapi një tender për dixhitalizimin e Televizionit Shqiptar (TVSH), tek i cili konkurruan 4 kompani: “Ericsson”, “Rohde&Schwarz”, “Huawei International”, si dhe “NEC Eastern Europe Ltd” së bashku me “Metalcom Inc”. Minsitria hartoi rregullat dhe ngriti komisionin e vlerësimit të ofertave me ndihmën e dy kompanive “Kordia Ltd” dhe “ORS Austria”. Në 13 maj 2013, komisioni vlerësoi ofertën e kompaninë “Rohde&Schwarz”, si më të mirën.

Por në vend, që të lidhte kontratën me këtë kompani, ministri i atëhershëm, Pollo, kërkoi një vlerësim të dytë, në lidhje vetëm me aspektin teknik të ofertave të tenderit  Pas këtij vlerësimi, “Kordia Ltd”, vlerësoi të parën “Rohde&Schwarz”, me një diferencë pikësh prej 0.18 nga 55 të mundshme, nga “Ericsson. Në 17 qershor 2013, ministri i atëhershëm Pollo shpalli fituese njëkohësisht të dy kompanitë “Rohde&Schwarz” dhe “Ericsson”, duke u kërkuar atyre të ndanin kontratën. Ndërkaq “Rohde&Schwarz” paditi Ministrinë. Ministri i atëhershëm Pollo e anuloi tenderin në 29 gusht 2013.
 
GjyqiNë Gjykatën e Tiranës “Rohde&Schwarz” ngriti padi ndaj ish-ministrit Genc Pollo, si për vendimin e tij për të kërkuar një vlerësim të dytë të tenderit, ashtu edhe për vendimin e tij të mëpasshëm për ta anuluar atë. Në 9 dhjetor, gjyqtarja Anila Kristani gjykoi se vendimi për të rivlerësuar ofertat e tenderit “ishte në kundërshtim me bazën ligjore të miratuar për procedurën e prokurimit”. Më tej, gjyqtarja gjykoi se, duke kontraktuar një kompani konsultimi, pasi komisioni i prokurimit kishte dhënë vlerësimin, Ministria kishte shkelur parimin e barazisë midis kompanive tenderuese. Në një deklaratë të shkruar drejtuar “Ballkan Insight”, ish-ministri Pollo e ka kontestuar vendimin e Gjykatës së Tiranës. Ai gjithashtu vuri në dyshim faktin nëse Qeveria aktuale i kishte paraqitur në mënyrë të duhur argumentat në Gjykatë.
 
Akuzat
Ish-ministri Pollo tha se një nga kompanitë e kontraktuar për konsulencë në procedurën e tenderimit “ORS Austria”, kishte qenë në kontakt me Rohde&Shwarz, ndërsa u zhvillua tenderi, sipas “Ballkan Insight”. “ORS Austria” e ka  mohuar akuzën e ish-ministrit Pollo, duke deklaruar për “Ballkan Insight” se është duke shqyrtuar ndërmarrjen e një padie kundër këtyre akuzave “të tilla të pabesueshme”. Nga ana tjetër, sipas disa dokumenteve që ka gjetur “Ballkan Insight”, kompania “Kordia Ltd” kishte një konflikt interesi me “Ericsson”. Të kontaktuar nga “Ballkan Insight”, si “Kordia Ltd” ashtu edhe “Ericsson” nuk kanë pranuar të komentojnë mbi këtë. 

Shkrimi u publikua sot (28.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç