Dyshohet se 43-vjecari Bardhyl Ruku kryen dënimin i akuzuar për abuzim me të mitur.43-vjecari u zhduk më 28 prill të vitit 2005 nga Patra e Greqisë, qytet në të cilin jetonte dhe punonte prej vitesh me vëllezërit e tij. Dëshmia më e fundit për djalin nga Berati, hedh dritë mbi të tjera detaje nga jeta në arrati e 43-vjecarit. Një zonjë nga Greqia pretendon se fotoja e publikuar nga emisioni ’Pa Gjurmë’ ka ngjashmëri të madhe me një person, që ajo e ka takuar në komisariatin e Rodosit dy vite më parë. Ai i ka pohuar se quhej Vasil, detaj ky që përkon me të dhënat e familjarëve dhe që ishte nga Berati. Shqiptari i arrestuar që jetonte në mënyrë ilegale në shtetin grek, u akuzua për pedofili në vitin 2018, ndërsa u burgos. Dëshmitarja nga Greqia, përforcon edhe më shumë dëshminë e saj kur thotë se për këtë ngjarje kanë shkruar edhe mediat greke.
‘Në vitin 2018 e kam parë në një komisariat në Rodos. Ishte një koicidencë, që e pashë, pasi atë ditëndodhesha aty për një të afërmin tim, i cili gjithashtu ishte arrestuar për mungesë dokumentash.Unë e kam parë edhe vetë si fytyrë. Ai ishte në kërkim në atë kohë, kur u arrestua. Unë mendoj se është ai.Kur pashë foton dhe të dhënat në emision më erdhi në mendje ajo ditë. Ky person në foto ngjan shumë me atë që takova. Ishte i qetë, nuk fliste shumë për veten. Jetonte në Rodos dhe ishte rreth 47 vjec. Mua më thirri policia për të verifikuar dokumentat e tëafërmin tim, i cili gjithashtu ishte arrestuar në të njëjtën ditë me atë person.Kam lexuar se është akuzuar për një vepër penale të rëndë, me 18 vite burg.Akuza ishte për përdhunim të fëmijëve të mitur.Mesa kam lexuar në atë kohë ishte dënuar në mungesë, deri momentin që u arrestua.E kam parë vetë me sy. Ai deklaroi se ishte nga Berati dhe emri i tij ishte Vasil’
Në një lidhje telefonike vëllai i Bardhylit, Xheku Ruku edhe pse jo pak i shokuar nga kjo dëshmi, nuk e përjashton faktin se vërtetë i vëllai mund të ndodhet në burg.
’E dëgjova këtë dëshmi dhe më thënë të drejtën jam jo pak I tronditur. Është e vërtetë që vëllai im është njohur në Greqi me emrin Vasil.Nuk më shkonte kurrëmendja se kishte marr kërë rrugë. Ndoshta edhe mund të jetë e vërtetë. Më shumëbesoj tek kjo dëshmi qëkjo zonjë dha. Ndoshta mund të jetë e vërtetë’
Ishte 28-vjeç kur u zhduk. Pasi pati një konflikt të rëndë me kushërinjtë e tij, Bardhyli humbi gjurmët, megjithëse familjarëve u kishte thënë se ishte nisur drejt Shqipërisë. Dy muaj më parë në emisionin ’Pa Gjurmë’ pas 15 viteve nga zhdukja e 43-vjecaritmbërriti dëshmia e parë. Familjarët morën informacionin e parë se Bardhyl Ruku dyshohej se bën jetën e një burgu në një mal të shenjtë në Selanik të Greqisë. Dëshmitari Fredi Llapanji tha se ishte takuar më 43-vjecarin në vitin 2007, duke treguar edhe vendndodhjen e tij. ’Pa gjurmë’ transmetoi edhe pjesë nga një dokumentar i huaj, ku në një nga shërbesat e lutjeve dallohet një person që ka ngjashmëri me Bardhyl Rukun. Bazuar në këto dëshmi të rëndësishme ’Pa Gjurmë’ është duke verifikuar tashmë në dy pista kryesore. Cfarë ka ndodhur me fatin e Bardhylit, a gjendet ai nëburg nën akuzën e pedofilisë apo bën jetën e murgut në shërbim të Zotit?