Skuadra e antikorrupsionit e policisë së Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj dy punonjëses së Hipotekës së Tiranës Majlinda Bozgo, 55 vjeç, dhe ish-drejtori i ALUZNI-t Tiranë, Kreshnik Bozho, 44 vjeç, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
 
Policia e Tiranës njoftoi se inspektorja e Hipotekës dhe ish-kreu i ALUIZNIT në Tiranë do të procedohen në gjendje të lirë.
 
Shkak për procedimin është bërë një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka zbuluar se ish-drejtori Bozho në vitin 2012 ka pajisur me leje legalizimi në shkelje të ligjit dy ndërtime pa leje në zonën e Qytetit Studenti në Tiranë.
 
Fill pas këtij vendimi dy ndërtimet janë regjistruar në Hipotekën e Tiranës, ku dyshohet që verifikimi dhe rekomandimi të jetë bërë nga inspektorja Bozgo.
 
Materialet ju kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe "Falsifikimi i dokumentave“

faksimile e abuzimit
(NË FOTO: (Lart) Pamje nga Qyteti Studenti (Majtas) Faksimile e kontrollit të ushtruar nga KLSH në vitin 2012 për legaizimet në Qytetin Student)

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)