Abuzoi me matesat e enegjisë
në gjyq përgjegjësi i OSHEE-së
Prokuroria e Matit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim përgjegjësin e OSHEE për zonën e Burrelit, shtetasin Idriz Driçi, i akuzuar për “korrupsion pasiv..”, sepse, duke urdhëruar punonjësit e tij që të ndërhyjnë në mënyrë abuzive dhe të dëmtojnë sahatin elektrik të shtetasit D.K., i ka kërkuar dhe marrë shumën prej 50 mijë lekësh të reja, për të mos bërë kallëzim ndaj tij.
Prokuroria e Matit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim përgjegjësin e OSHEE për zonën e Burrelit, shtetasin Idriz Driçi, i akuzuar për “korrupsion pasiv..”, sepse, duke urdhëruar punonjësit e tij që të ndërhyjnë në mënyrë abuzive dhe të dëmtojnë sahatin elektrik të shtetasit D.K., i ka kërkuar dhe marrë shumën prej 50 mijë lekësh të reja, për të mos bërë kallëzim ndaj tij.
Ngjarja për të cilën akuzohet i pandehuri Driçi ka ndodhur në dt. 15.09.2015, kur disa punonjës të OSHEE kanë shkuar në vend-ushtrimin e aktivitetit privat të shtetasit D.K., me qëllim kryerjen e një kontrolli “rutinor”. Gjatë kontrollit, njëri prej punonjësve të OSHEE i ka këputur me pinca vulat e sahatit të energjisë elektrike në prani të të dëmtuarit dhe të tjerët e kanë kanosur, duke i thënë se do të njoftojnë policinë për ta arrestuar për “vjedhje energjie”.
Megjithatë, sipas punonjësve të OSHEE, kjo situatë mund të zgjidhet nëse ai “bisedon” me përgjegjësin e tyre, shtetasin Idriz Driçi. Shtetasi D.K. është takuar me përgjegjësin Driçi, i cili i ka kërkuar 50.000 lekë të reja që ai të mos vijonte procedurat e tjera penalizuese, pavarësisht faktit se dëmtimin e sahatit të energjisë elektrike e kishin kryer me dashje vartësit e tij të OSHEE. I dëmtuari D.K. ka deklaruar se nuk kishte mundësi për të bërë pagesën në atë moment dhe kanë lënë takim një ditë më pas për të dorëzuar shumën e kërkuar të parave. Pas kësaj bisede, shtetasi D.K. ka bërë kallëzim penal në drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër.
Pasi është referuar ky rast në Prokurorinë e Matit, nga ana e prokurorit është lejuar veprimi i mbikqyrur i dhënies së parave. Ky veprim është kryer në datë 16.09.2015, ora 09.40’ dhe gjatë këtij veprimi është fiksuar fakti se shtetasi D.K. i ka dhënë të pandehurit Idriz Driçi shumën prej 50.000 lekësh, të cilat janë marrë nga ana e tij. Pas marrjes së kësaj shume, i pandehuri Idriz Driçi është futur në automjetin e punës dhe më pas është ndaluar nga ana e forcave të policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër. Gjatë kontrollit personal të tij, i është gjetur shuma prej 50.000 lekësh që i ishte dhënë nga ana e shtetasit D. K. Në këto rrethana, nga ana e policisë gjyqësore është kryer arrestimi në flagrancë i të pandehurit Idriz Driçi, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Në seancë gjyqësore, gjatë shqyrtimit të kërkesës për vlerësimin e arrestimit të tij dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, i pandehuri Idriz Driçi ka pranuar faktin se është autor i kryerjes së veprës penale.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.2%
-
Normal
19.5%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2542
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-presidenti Topi në Report Tv: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e 21 janarit, SPAK i vetmi institucion funksional
7 Janar, 19:51
-
Angli/ 14 vjeçari qëllohet për vdekje me thikë në autobus! Policia nis hetimet (VIDEO+FOTO)
7 Janar, 19:47
-
Trump: Nëse Hamasi nuk liron pengjet deri në momentin e marrjes së detyrës, do të jetë ferr! Nuk përjashton presionin ushtarak për marrjen e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë
7 Janar, 19:46
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse, falenderim dhe për çështjen afgane
7 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20
-
Itali/ Ndjekje si në filma, karabinierët gjurmojnë bandën shqiptare të ‘skifterëve’! Arrestohet 'piloti' 30-vjeçar, 3 të tjerët arratisen
7 Janar, 19:16
-
Po dëmtoni shëndetin! Këto ushqime mos i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën kur i konsumoni
7 Janar, 19:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Cilat janë 4 shenjat më me fat të zodiakut në Janar
7 Janar, 18:45
-
‘Studio Live’ për zgjedhjet, Elezi: PL s’mund ta luftojë korrupsionin, Berisha-Meta paterica të Ramës! Bala: Berisha ka humbur vota! Basha: Sipas sondazheve, opozita fiton me 65%
7 Janar, 18:32
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20