Policia ka arrestuar një 20 vjeçar për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë  me të mitur të moshës 14-18 vjeç".

Policia e Durrësit vuri në pranga 20 vjeçarin me iniciale N. B., pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë me një vajzë të mitur 17 vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.