Abuzoi seksualisht dhe dhunoi disa gra e vajza në Greqi, prangoset në Vlorë 45-vjeçari shqiptar, i dorëzohet autoriteteve greke! Autori: S'kam bërë asgjë

VLORË- Disa ditë pasi ishte në kërkim nga autoritetet greke, Spartak Dyrmishi është arrestua nga policia e Vlorës. 45-vjeçari Spartak Dyrmishi i akuzuar nga shteti fqinj si abuzues seksual serial u nis drejt vendlindjes pasi konstatoi se shteti grek e kishte shpallur në kërkim.

I pyetur për akuzat që flitet në media Dyrmishi u shpreh se nuk ka bërë asgjë ka ato që pretendohet.

Së fundmi, Dyrmishi abuzoi seksualisht me një të re në një stacion autobusi dhe dhunoi dy vajza të tjera. Menjëherë pas këtij akti, të rejat denoncuan në policinë vendase, ndërsa 45-vjeçari u nis në arrati drejt vendlindjes, në Vlorë. Disa ditë në kërkim, Dyrmishi kishte shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në mënyrë që të marrë dënimin nga shteti fqinj. 

Mediat greke bënë me dije se pas hetimeve rezultoi se 45-vjeçari, duket se nuk është një person krejtësisht i panjohur për autoritetet e sigurisë së vendit fqinj dhe në të vërtetë nuk përjashtohet që nëse hetimi të rezultojë pozitiv. Si rezultat, atëherë i akuzuari për përdhunim mund të jetë i akuzuar për vepra të tjera në Shqipëri.

Autori kaloi kufirin greko-shqiptar nga stacioni kufitar i Kakavisë në orët e para të 27 tetorit, përpara se të identifikohej nga autoritetet greke .

Për tu arratisur nga vendngjarja, Dyrmishi u nis drejt Vlorës ku jetonte e ëma e tij ndërsa vetë ishte i divorcuar. Në gjendje shoku pasi mori vesh lajmin nëna e tij dha një deklaratë në polici.

“Unë them do marr policinë, po më tërheq kështu, po më bën këtu kështu... nuk e dua. Për mua ai ka vdekur. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Unë nuk e dua atë. Unë jam 70 vjeç. Unë them do të nxjerr një pension, që mori lekët. Ai pi cipuron, pi birra, policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash. Nuk e dua një fëmijë të tillë”.

“Jam 70 vjeç dhe nuk duroj të flas më për të. Nuk dua të bëj asnjë deklaratë përveç se e kam fshirë dhe as nuk dua ta shoh të vdekur”, tha nëna e përdhunuesit të Palaio Faliros.

E pyetur për sjelljen e djalit të saj dhe nëse ai e kishte sulmuar, nëna e tij 70-vjeçare tha se kjo nuk kishte ndodhur, por nuk pranoi të komentonte asgjë tjetër në lidhje me të.

1667299139_24754eef612c4259ba981dfd24135134.jpg

Spartak Dyrmishi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
Nëna e tij ndihmoi policinë të arrestonin djalin e saj përdhunues: Pasi kishte kryer krimin më rrahu! Më falni për atë që ai bëri

Arrestimi i 45-vjeçarit Spartak Durmishi, të akuzuar për përdhunim në shtetin grek është bërë i mundur falë ndihmës që nëna e tij i ka dhënë autoriteteve.
Pas arrestimit, ajo ka folur drejtpërdrejt në televizionin grek “Alpha” dhe ka treguar saktësisht se çfarë ka ndodhur. 

“I thashë motrës sime që jeton në Shqipëri t’ia jepte çelësin e shtëpisë policisë shqiptare. Kur shkuan në shtëpi me një vinç, u përpoqën ta arrestonin, por djali im theu grilen dhe u arratis. Iku, u tha se do vishte rrobat, por i gënjeu. Shkoi në garazhin e një shoku që të fshihej, ndërsa ky i fundit mori policinë dhe kështu e kanë kapur,”, u shpreh nëna e të arrestuarit. 

Nëna tregoi se djali i saj, pas natës së ngjarjes ku ai abuzoi seksualisht me një 34-vjeçare greke, ai kishte dhunuar dhe atë.

“Mëngjesin pas asaj nate, më 23 tetor po pyesja djalin se ku ishte dhe ai më rrahu .Më duhej të thërrisja për ndihmë, askush nuk u përgjigj dhe ai më tërhoqi përsëri për të më rrahur. Ai më ka goditur shumë herë . Nuk e dija numrin për të thirrur policinë”, shtoi nëna e 45-vjeçarit, e cila kërkoi falje publike për djalin e saj. 

Ora 18:32
45-vjeçari shqiptar i akuzuar për përdhunim në Greqi flet para policisë: Droga dhe alkooli më shkatërruan jetën

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën”, këto mësohen të kenë qenë fjalët e 45-vjeçarit shqiptar Spartak Dyrmishi para policisë, para se të dërgohej në Gjykatë në Evelpidon, shkruajnë mediat greke.

I ashtuquajturi “përdhunuesi me tatuazh” dyshohet se ka pranuar përdhunimin e një 34-vjeçareje dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Faliro.

 “Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai policëve të Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës që po trajtojnë rastin. 

Ai do të akuzohet edhe për dhunë në familje pasi dyshohet se ka rrahur nënën e tij.
 

Ora 18:16
Me jelek anti-pulmb dhe me kapuç në kokë, Dyrmishi u paraqit në hetuesi! Pa avokat, mori afat deri të enjten për të kërkuar falje

Spartak Dyrmishi, 45-vjeçari shqiptar i akuzuar për përdhunim në shtetin grek, i shoqëruar nga 2 policë dhe i veshur me jelekë anti-plumb mbërriti në hetuesi pasdite në Gjykatën e Evelpidon.

45-vjeçari, i cili e kishte mbuluar kokën me kapuç kërkoi dhe mori afat për të kërkuar falje deri të enjte. Dyrmishi doli para hetuesisë pa avokat. Akuzat ndaj tij janë përdhunim, tentativë përdhunim dhe rrëmbim.

Ora 12:57
VIDEOLAJM/ Do të përballet me akuzën e përdhunimit në shtetin fqinj, momenti kur Dyrmishi i dorëzohet policisë greke nga Vlora

 

Ky është momenti kur Spartak Dyrmishi i ëhstë dorëzuar autoriteteve greke pasi u arrestua nga policia e Vlorës.

45-vjeçari akuzohet nga shteti fqinj si përdhunues serial.

Ora 12:20
Akuzohet për disa përdhunime, Dyrmishi në momentin kur i vunë prangat: Nuk di gjë çfarë thonë mediat, s’kam bërë asgjë

1667285228_faliroviastismk2770x4001.jpg

Në momentet e arrestimin i akuzuari për disa përdhunime në Greqi, Spartak Dyrmishi, ka thënë se asgjë nga ato që akuzohet nuk është e vërtetë.

 “Nuk i kam bërë ato që flitet në media apo pretendimet e autoriteteve greke për përdhunime. Skam bërë asgjë nga ato”, ka thënë i akuzuari për përdhunues serial.

 

Ora 11:38
Vlorë/ Arrestimi i abuzuesit serial, zbardhen detaje të reja! 45-vjeçari ishte në monitorim prej ditësh, efektivët hynë nga ballkoni për ta arrestuar

1667299139_24754eef612c4259ba981dfd24135134.jpg

Report Tv ka zbuluar detaje të reja lidhur me arrestimin e Spartak Dyrmishit në Vlorë. 45-vjeçari ishte në kërkim nga Greqia pasi akuzohet si përdhunues serial i disa grave dhe vajzave në shtetin fqinj.

Sapo konstatoi se ishte shpallur në kërkim, Dyrmishi u arratis drejt vendlindjes së tij, Vlorë. Ai ishte në monitorim prej ditësh nga efektivët në Vlorë, sapo ishin lajmëruar nga autoritetet greke.

Dy ditë më parë, policia kishte tentuar të ndërhynte sërish në banesë por askush nuk ishte përgjigjur. 45-vjeçari jetonte aty me qira dhe prej dy ditësh ishte ngujuar në banesën e tij me derë të blinduar. Efektivi i policisë u fut nga ballkoni i banesës së autorit me qëllim kapjen e tij.

G.MO/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gezimi: 02/11/2022 01:07

    KAPE sapunin tani ne burg 20 vjet,,,lab i qelbet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 70 persona brenda, mes tyre 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 70 persona brenda, mes tyre 3 të vdekur