KUKES- Nga skema e ndihmës ekonomike në shkallë vendi janë larguar prej saj mbi 21 mijë familje, ndërkohë që 12 njësi vendore që kanë abuzuar me ndihmën ekonomike janë dërguar në Prokurori. Drejtoresha e përgjithshme e këtij institucioni, Etleva Bisha gjatë një takimi të realizuar në Kukës, me administratorët social të komunave dhe bashkive deklaroi dërgimin e dy njësive të tjera në Prokurori për shkak të shkeljeve të mëdha që kanë kryer në hartimin e listës së familjeve që janë përfshirë në këtë skemë.
 
Ndërsa në qarkun e Kukësit, skema e ndihmës ekonomike dhe ajo e aftësisë së kufizuar ka pësuar ndryshime të mëdha duke u larguar prej saj qindra familje dhe individë abuzues.
 
Sipas Besart Mataj drejtor i SHSSH Kukës disa raste janë dërguar edhe në Prokurori apo janë larguar nga detyra.
 
Skema e ndihmës ekonomike dhe ajo e aftësisë së kufizuar do të pësojë ndryshime edhe sa i takon përfituesve ku në disa njësi vendore shërbimet do adresohen më tepër tek grupet vulnerabël.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)