Situata në Qarkun e Kukësit gjatë datës 18.12.2017, ora 07.30 është si më poshtë:
Situata klimaterike: Qarkun i Kukësit është përfshirë në orët e para te mengjesit nga reshje dëbore me intesitet mesatar. Lartësia e borës varion në akset rrugore nga 4 cm deri në 20 cm në rajonin e Tunelit Kalimash dhe Valbonë.
Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meteorologjik Kukës kemi këto të dhëna:
Temperatura aktuale: 1.9 gradë celsius.
Temperatura minimale: 1.0 gradë celsius.
Shpejtësia e erës: qetesi.
Sasia e reshjeve të rëna: 4 mm.
Shikimi: 1 km
Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:
Siguria e jetës:
Vazhdon të jetë i njëjti informacion i dhënë për shtetasin Gentian Bajram Zalli banorë i fshatit Begaj, Nj.A Tropojë e Vjetër i Bashkisë Tropojë ,gjatë ditës sotme kanë vazhduar kërkimet.
Rrugët, urat:
Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.
Reshjet e rëna gjatë mengjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale,ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore që nga ora 01.00 e në vazhdim duke hedhur kripë e pastruar dëborën.
Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga dëbora e konkretisht:
Rruga e Kombit lartësia e borës 20 cm në Tunel-Kalimash. Kanë punuar 6 borëpastruese.
Kolsh-Q.Shllak lartësia e borës 15 cm në Q.Shllak. Kanë punuar 4 borëpastruese.
Kukës-Bushtricë lartësia e borës 6 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese.
Kukës-Ura e Zapodit 5 cm dëbore. Kanë punuar 1 borëpastruse e 1 fadromë.
Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 4 cm në Q.Tobli. Kanë punuar 2 borëpastruese.
B.Curri-Kam lartësia e borës 10 cm në Q.Luzhë. Kanë punuar 2 borëpastruese.
B.Curri-Valbonë lartësia e borës 20 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese.
Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 7 cm .Ka punuar 3 borëpastruese.
Janë vënë në punë 22 borëpastruese 1 fadromë për mbajtjen në gatishmëri të akseve rrugore.
Energjia elektrike:
I gjithë Qarku aktualisht është i furnizuar me energji elektrike.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO











