Konflikti mes Icardit dhe Interit duket sikur është tencionuar shumë kohët e fundit madje duke përfshirë edhe tifozët.
Të tencionuar e të acaruar nga Mauro Icardi një grup tifozësh kanë sulmuar me gurë makinën e menaxheres dhe njëkohësisht bashkëshortes së tij, Wanda Nara. Sipas raportit të “Gazzeta dello Sport”, makina e saj është sulmuar ndërkohë që po futej në autostradë në zonën e San Siros. Gjatë ngjarjes në makinën ndodheshin edhe fëmijët Icardit dhe Wandës.
Duket sikur Ikardi ka nervozuar shumë tifozët zikaltër pas heqjes së shiritit të kapitenit dhe deklaratave të tij për skuadrën dhe shokët e skuadrës.