Acid në fytyrë menaxheres
13 të shoqëruar sot në polici

Acid në fytyrë menaxheres<br />13 të shoqëruar sot në polici
TIRANE - Shkon në 13 numri i personave të shoqëruar në polici për sulmin me acid ndaj Vilma Dules, menaxheres së burimeve njerëzore të "Tregi Marketing Group".

Të shoqëruarit kanë qenë ose të pushuar nga puna prej saj, ose të afërm të tyre. Sipas policisë, në vitin 2013 janë larguar nga puna 35 persona nga call center-i, ku 27-vjeçarja drejtonte Departamentin e Burimeve Njerëzore.

Vajza, e cila u sulmua dje në mëngjes me acid, teksa dilte nga shtëpia, kushërira e parë dhe halla nuk kanë arritur të njohin autorin e ngjarjes. Babai i saj dhe vëllai, të ardhur nga Vlora, ku dhe jetojnë, thanë se, nuk dinin që Vilma të ketë pasur probleme me askënd, ndërsa shprehnin shqetësimin për shëndetin e saj.

“Kam dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të punës. Duke qenë se jam menaxhere kam shkarkuar shumë persona nga puna. Dhe mendoj se dikush ka paguar për të më qëlluar”, ka thënë vetë Dule pas aksidentit.

ORA: 16:00 -  SHOQËROHEN 13 VETË NË POLICI, KOMPANIA KU DREJTONTE VILMA PUSHOI 35 VETË NGA PUNA 

Shkon në 13 numri i personave të shoqëruar në polici për sulmin me acid ndaj Vilma Dules, menaxheres së burimeve njerëzore të "Tregi Marketing Group". Të shoqëruarit kanë qenë ose të pushuar nga puna prej saj, ose të afërm të tyre. Sipas policisë, në vitin 2013 janë larguar nga puna 35 persona nga call center-i, ku 27-vjeçarja drejtonte Departamentin e Burimeve Njerëzore.

ORA 15: DËSHMIA E HALLËS PËR "A1 REPORT": NUK E NJOHËM AUTORIN, VILMA ULËRINTE NGA DHIMBJET 
Halla e vajzës, e cila kishte pësuar edhe vetë dëmtime në njërën dorë nga acidi, tregoi për televizionin A1 Report, jashtë kameras dhe momentin e sulmit ndaj 27-vjeçares. "Sapo zbritëm shkallët e pallatit, Vilma ishte para dhe unë mbrapa, ndërsa kushërira e Vilmës qëndroi mbrapa të mbyllte derën. Sapo kaluam derën e poshtme të pallatit, një person i hodhi Vilmës një lëndë në fytyrë e trup. Vilmës i dogji aq shumë, saqë ulërinte nga të bërtiturat. Morëm ujë, i hodhëm për ta freskuar dhe me një taksi e sollëm në spital", ka thënë halla e të dëmtuarës.

Ajo tregoi, se kishte një javë që ndodhej në QSUT, pasi kishte bashkëshortin në spital. "Shkova te mbesa të bëja një dush e të ndërrohesha. Ajo më kërkoi që të kaloja natën aty, ndërsa në mëngjes të dilnim bashkë nga shtëpia, kur ajo të shkonte për punë. Ndenja por, ja ç'na ndodhi! Shyqyr që isha dhe unë të paktën", ka vijuar rrëfimin.


As ajo dhe as mbesa e saj, Vilma Dule, banuese në Tiranë, e cila ishte dhe shënjestra, nuk e ka njohur autorin. Sipas saj, ai ishte një djalë i ri, me pantallona treçerekëshe xhins dhe me floke të zeza. Por, sipas saj, 27-vjeçarja Vilma Dule nuk e ka njohur. Kjo e fundit ndodhet në pavionin e djegieve në QSUT, ndodhet jashtë rrezikut dhe sipas mjekëve, acidi nuk i pa prekur sytë dhe shikimi nuk i rrezikohet. Mjekët dhe familjarët e vajzës pohuan, se dëmtimet më të mëdha i ka nga ana e djathtë, si në fytyrë, krahëror dhe krah.

ORA 08:19 - VILMA DULE: DYSHOJ SE MË KA QËLLUAR NJË PERSON I PAGUAR
“Kam dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të punës. Duke qenë se jam menaxhere kam shkarkuar shumë persona nga puna. Dhe mendoj se dikush ka paguar për të më qëlluar”.
 
Është kjo dëshmia e 27-vjeçares, Vilma Dule. Disa orë pas ngjarjes forcat e policisë të seksionit të Krimeve të Rënda kanë marrë në pyetje 27-vjeçaren në dhomën e reanimacionit ku ajo ndodhet.
 
Mëngjesin e djeshëm 27 vjeçarja u sulmua me acid në fytyrë në hyrjen e pallatit të saj, përballë Fakultetit të Inxhinieri Ndërtimit.

E pyetur për ngjarjen, Dule ka rrëfyer se nuk ka arritur të njohë agresorin. “Nuk e njoh personin që më sulmoi. Ishte herët në mëngjes dhe unë po dilja nga banesa për të shkuar në punë. Isha bashkë me kushërirën time. Në momentin që zbritëm shkallët na u afrua me shpejtësi një djalë. Ai nuk tha asnjë fjalë, por më hodhi një shishe me acid në fytyrë.

Lëngu më ra në fytyrë, në krahë dhe në kraharor. Ulëriva dhe dolën banorët e pallatit, të cilët më ndihmuan duke më hedhur ujë. U njoftua policia dhe erdhi ambulanca, e cila më shoqëroi këtu”, mësohet të ketë treguar 27-vjeçarja.

As kushërira e parë dhe halla nuk kanë arritur të njohin autorin e ngjarjes. Halla e vajzës, e cila kishte pësuar edhe vetë dëmtime në njërën dorë nga acidi, tregoi për televizionin A1 Report, se kanë arritur të dallojnë vetëm që ai ishte një djalë i ri, me pantallona treçerekëshe xhins dhe me floke të zeza. 

E pyetur për dyshimet e saj, Duke ka pohuar se motivi mund të jetë profesioni si menaxhere.
 
“Janë bërë disa lëvizje të ndryshme në punë dhe dyshoj se kjo ngjarje është e lidhur me këtë fakt. Atë djalin nuk e njoh dhe nuk është punonjës tek kompania, ku unë punoj. Por nëse e shikoj mund ta identifikoj”, përfundon rrëfimi i 27-vjeçarja.

DESHMIA E KUSHERIRES
Kushërira e 27-vjeçares mohon në mënyrë kategorike që ngjarja të ketë të bëjë me ndonjë lidhje dashurie. “Nuk jemi ne ai lloj niveli dhe nuk ka lidhje fare kjo ngjarje me të dashurin. Ju lutem të largoheni dhe të vazhdoni punën tuaj. Nuk duam që të merreni me këtë ngjarje”, shprehet kushërira e Vilma Dules.

Vilma dule dhe vendngjajra






















(Në foto vendi ku ka ndodhur ngjarja, acidi qe i është hedhur dhe V. Dule)

Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara