TIRANE - Prindërit e Vilma Dules, vajzës që u sulmua me acid, kërkojnë që drejtësia të vihet në vend. Në një deklaratë për mediat familja Dule reagon duke kërkuar zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes dhe gjetjen e autorit të sulmit, prej të cilit 27-vjeçarja rrezikon shikimin. Prindërit kanë vijuar duke thënë se autorët duhet të marrin përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë: “Autorët duhet të dalin para përgjegjësive.

Kemi besim dhe shpresa tek drejtësia”. Sipas të dhënave të policisë ka dyshime ende të pakonfirmuara se mund të jetë një vajzë, ajo e cila ka urdhëruar djegien e Vilma Dules me acid. Nga dëshmitë e personave, që kanë qenë ish-punonjës në këtë firmë, është përmendur edhe historia e debatit të të dëmtuarës me një vajzë.

Nga ana e uniformave blu sqarohet se menaxherja ka pasur një konflikt shumë të ashpër me një vajzën nga Vlora, të cilët e ka pushuar nga puna. Vetë lloji i krimit futet në kategorinë e veprave penale të nxitura nga inati. Por ende është mister identiteti i autorit të ngjarjes.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)