Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është marrë vendim edhe për Kadastrën.
Qeveria ka votuar për lirimin dhe emërimin e një prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Ikën një nga emrat e njohur nga Këshilli i Kadastrës Ismail Shehu, i liruar sot (4 Dhjetor). Ai mban dhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, teksa në këshill ishte si përfaqësues pikërisht i këtij institucioni.
Ai do zëvendësohet nga Eduard Ahmeti, po si përfaqësues në këtë këshill nga ministria në fjalë. Ahmeti më herët ka qenë edhe drejtues i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Vendimi i këshillit të Ministrave:
“V E N D I M
PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ismail Shehu, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Eduard Ahmeti emërohet anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA”.
Vendimi i Qeverisë ditën e sotme