Kompania “Acromax GmbH" ka arritur të fitojë një nga paditë kundër “Dailymotion” në Paris, ku nëpërmjet vendimit përfundimtar nga Gjykata e Apelit hedh poshtë ankimin e "Dailymotion" për gjobat e vendosura në Francë, pasi ata pretendonin se diçka e tillë do të ishte “kundër kushtetutës franceze”. Arsyet për këtë padi janë bërë për shkak të shkeljeve të të drejtave autoriale për klientët e saj, në këtë rast klientët nga tregu i muzikës shqiptare.
Megjithatë Gjykata e Apelit konfirmoi se gjobat, duke përfshirë ato në pritje për zbatimin e tyre, në këtë moment arrijnë shifrën 100.000 Euro. Po nuk përfundon me kaq, pasi vijon një procedim kundra Dailymotion në Gjykatën e Qarkut në Hamburg sa i përket disa dokumentave të fallsifikuara në lidhje me disa të drejta të cilat nuk i përkasin.
Ndërkohë fallsifikuesi mësohet të jetë një shtetas kosovar me banim në Gjermani, i cili ka falsikuar firmën e këngëtares Dafina Zeqiri për këngën e saj “My Swag”. Në këtë mënyrë Acromax ka shuajtur 153.000 video nga "Dailymotion", të cilat ishin një kopje e saktë e videove që YouTube kishte vënë në dispozicion zyrtarisht dhe ligjërisht . Gjithashtu "Acromax" ka marrë të gjitha provat dhe po përgatitë dokumentat për çështjen penale.
/Shqiptarja.com