Dorëheqja e 'detyruar' pas skandalit me Duty Free/ Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero emërohen zv. ministre të Ekonomisë
Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali
TIRANE- Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero emërohen zv. ministre të Ekonomisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë pas dorëheqjes së Elton Haxhit dhe Erjon Luçit.
Vasilika Vjero më parë ka qenë në krye të Tatimeve, por edhe drejtuese e Qendrës Kombëtare të Biznesit. Pak kohë më parë ajo u emërua në krye të ARRSH-së duke zëvendësuar në kë post Sonila Qaton, ku qëndroi vetëm për dy javë. Ndërsa Xhemali ka mbajtur postin e drejtoreshës së Borxhit publik në Ministrinë e Financave.
Vendimet
PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi
Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Elton Haxhi u detyrua të japë dorëheqjen pas skandalit me hapësirat Duty Free në aeroportin 'Nënë Tereza', që shkaktoi reagime të shumta edhe në nivel ndërkombëtar nga ambasada amerikane duke rrezikuar imazhin e qeverisë.
Në kulmin e sezonit turistik në Shqipëri, në muajin gusht në datë 16, zv/ ministri Haxhi duke përfituar nga një delegim i përkohshëm i firmës nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj që ndodhej jashtë vendit, firmosi në kohë rekord brenda 24 orëve rinovimin e licencës për gruan e Gjin Gjonit, edhe pse tenderin e ishte fituar kompania amerikane Cruise Duty Free për administrimin e këtyre ambienteve.
Ndërsa vendimi për shkarkimin e Erjon Luçit u mor në mbledhjen e qeverisë të datës 29 Janar, që drejtohej nga zv. kryeministri Erion Braçe.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.7%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
37.1%
Vota total: 151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria rishikon për herë të tretë buxhetin 2024/ Familjet me ndihmë ekonomike 150 euro për festa! Në pranverën e ardhshme pensionistët marrin 50 – 100 euro
20 Dhjetor, 16:58
-
Vendimet/ Qeveria shkarkon Dallëndyshe Bicin nga IKMT 6 muaj pas emërimit, rikthehet Ajet Zyberi! Ish-deputeti Xhindi largohet nga 'Illyrian Guard'
20 Dhjetor, 12:26
-
Miratohet pr.ligji/ Njihet çdo ditë pune para ‘93 edhe nëse s’është e dokumentuar! Përfitojnë rreth 29 mijë persona që punuan në kooperativë e ish-ndërmarrjet shtetërore
19 Dhjetor, 08:51
-
Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente
18 Dhjetor, 18:34
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor, 17:52
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor, 14:42
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor, 20:15
-
VENDIMI/ Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’! Drejtor, administratë, logo dhe stemë! Selia në Tepelenë
13 Dhjetor, 22:17
-
VKM/ Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina
13 Dhjetor, 19:43
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor, 15:32
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor, 17:50
"dutty" qesharake
Përgjigju