Adele dhuron 'koncertin më të
bukur të jetës'...për Brukselin

Adele dhuron 'koncertin më të<br />bukur të jetës'...për Brukselin
Nëse ekziston dikush që di të bëjë homazhe pas një tragjedie, ajo është Adele…padyshim. Në koncertin e saj mbrëmjen e së martës në Londër, këngëtarja foli për sulmet në Bruksel, ku u vranë të paktën 31 persona dhe u plagosën rreth 230 të tjerë.

“Kur u zgjova dhe dëgjova lajmin e tmerrshëm për Brukselin, u ndjeva keq dhe e mërzitur, edhe për faktin se do më duhej të bëja një Koncert,” u shpreh ylli britanik. “Por jam e lumtur që jemi të gjithë këtu dhe do të bëjmë mjaftueshëm zhurmë sa të na dëgjojnë të gjithë ata.”

“Jemi të gjithë këtu për të njëjtën arsye. Shpresoj të argëtoheni nga unë, jam këtu për t’ju argëtuar, pra jemi të gjithë të bashkuar. Kjo na bën shumë herë më të mirë se ata maskarenjtë. Jeni vetëm.”

27-vjeçarja i kërkoi më pas publikut të ndriçonte arenën me dritën e telefonave të tyre, ndërsa interpretoi këngën 'Make You Feel My Love' si dedikim për qytetin e tronditur nga terrori. “Dua që ta këndojmë bashkë, kështu ata mund të na dëgjojnë,” shtoi ylli i “Hello”.

Pas performancës Adele falënderoi publikun për momentin e mrekullueshëm. “Nuk besoj se jam emocionuar ndonjëherë kaq shumë në ndonjë nga koncertet e mia, ishte kaq e bukur. Faleminderit që e bëtë këtë…mendoj se na dëgjuan”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'