Adele këngëtarja më e suksesshme
e vitit, nuk nominohet për Grammy

Adele këngëtarja më e suksesshme<br />e vitit, nuk nominohet për Grammy
Artistja britanike Adele mban aktualisht kurorën në industrinë e muzikës. Brenda një muaji interneti shpërtheu nga hiti i saj ‘Hello’ dhe më pas nga albumi ‘25’ që i kushtohej ‘paqes me vetveten’.

Adele kryesoi listat muzikore në shumë vende të botës dhe shënoi një rekord të ri botëror duke shitur 3,38 milion kopje të albumit vetëm në javën e parë të publikimit. Fjalët janë të tepërta, suksesi i yllit 25-vjeçar është i padiskutueshëm, por emri i këngëtares nuk figuronte në listat e të nominuarve për çmimet Grammy 2016. Ndërsa të tjerë këngëtarë si The Weeknd apo Taylor Swift bënin pjesë në listë, këngëtarja britanike dhe arritjet e saj ishin lënë në errësirë.

Fansat e Adele, menjëherë vërshuan pyetjet drejtuar Akademisë Kombëtare të Arteve dhe Shkencës, në mbrojtje të Adelës së tyre të dashur. Pra pse nuk u nominua Adele për çmimet Grammy? Për ceremoninë e sivjetshme të ndarjes së çmimeve Grammy, albumet duhet të publikohen mes datave 1 Tetor 2014 - 30 Shtator 2015, kështu shkruhet në rregulloren e publikuar në faqen e Grammy.

Fatkeqësisht as kënga ‘Hello’ as albumi i Adele nuk janë publikuar gjatë këtij harku kohor, por të gjithë fansat e këngëtares janë përgatitur shpirtërisht të përshëndesin ceremoninë e ardhshme të Grammy, atë të vitit 2017.
Adele
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr