Ky dokument është raport i një hetuesi ndërkombëtar dhe ai ishte përdorur gjatë gjykimit për shpërthimin në lokalin “Sekiraça”, në të cilin janë shpallur fajtorë Qerimi dhe disa policë të tjerë.
Në ditën e dytë të dëshmisë, Qerimi ka folur për disa mesazhe telefonike, të cilat, sipas tij ishin shkëmbyer ndërmjet Mona Ismajlit, nënës së këngëtares Adelina Ismajli, dhe Faton Shoshit, pronar i portalit “Indeksonline”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Përmes Shoshit dhe me urdhër të Sekiraçës, dëshmitari ka thënë se ishin shantazhuar këngëtarja Ismajli dhe familja e saj. Në rast se do të flisnin kundër Sekiraçës, sipas tij, do të publikoheshin disa foto intime të saj, të motrës Ema Ismajli, e madje edhe të nënës, Monës.
Të gjitha këto mesazhe ishin dërguar pas vrasjes së ish-policit Riza. Për këtë arsye, Qerimi ka thënë se nëna e Ismajlit kishte negociuar me Shoshin, me qëllim që të mos bëheshin publike ato foto…
Marrë nga Tema
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)