Një nga këngëtaret më të njohura kosovare, Adelina Ismaili ka pohuar se dëshiron të bëhet nënë dhe se është duke e planifikuar një gjë të tillë. 

Këtë deklaratë ajo e ka bërë në emisionin “Prive” të Klan Kosovës.


“Po planifikoj mu bo mami!”, ka thënë Adelina për “Prive”. “Po, po e kam seriozisht. Po planifikoj të bëhem nënë. Jam duke punuar intensivisht në këtë drejtim”, është shprehur ajo, teksa prej një viti është bërë publike edhe lidhja me menaxherin e saj Vali. Urojmë që pas kësaj deklarate të na vijë shpejt edhe lajmi i shtatzënisë së këngëtares.

(J.H/shqiptarja.com)