Adelina Tahiri sulmohet nga huliganët grekë
 

Adelina Tahiri sulmohet nga huliganët grekë<br /> 
Pre e huliganëve grekë, të cilët shkatërrojnë makinat me targa të Maqedonisë, ka rënë edhe këngëtarja shqiptare nga Shkupi Adelina Tahiri.

Siç pohojnë mediat maqedonase, vetura e tipit Passat, pronë e Adelina Tahirit është lyer me ngjyrë të kuqe, duke ia fshirë shenjën MK në targat e veturës si dhe duke ia spërkatur me bojë që e dëmton makinën.

Adelina ka thënë se sigurisht  këtyre huliganëve u është harxhuar boja dhe ka shpëtuar  pa ia  ngjyrosur gjithë  makinën.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin Nea Vrasta të Greqisë, kurse përveç Adelina Tahirit këtë verë rreth 50 vetura të maqedonasve kanë qenë pre e sulmeve të huliganëve grekë.

(J.H/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin