Voltana Ademi jep lajmin e mirë për tifozët e Vllaznisë, klubi mund të luajë në Kupat e Europës

Voltana Ademi jep lajmin e mirë për tifozët e Vllaznisë, klubi mund të luajë në Kupat e Europës

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë tifozët e klubit shkodran, të cilët tashme nuk duhet të shqetësohen për për licensimin në Kupat e Europës. Ademi thotë se bashkia ka arritur një marrëveshje me Drejtorinë Rajonale Tatimore të Shkodrës për sigurimet shoqërore dhe tatimore në vlerën 39,166,600 lekë.

Kjo çështje ishte bërë pengesë për klubin shkodran, që udhëheq Superligën, për t’u licensuar në UEFA, ç’ka do t’i hiqte mundësinë për të luajtur në Kupat e Europës.

Njoftimi i Voltana Ademit

“Dua të jap një lajm shumë të mirë për të gjithë tifozerinë.

Të premten kemi realizuar pagesën e detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe tatimore në vlerën 39,166,600 lekë, kusht për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Klubit të Futbollit “Vllaznia” dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër.

Kjo u realizua në sajë të bashkëfinancimit ndërmjet Bashkisë Shkodër, Sponsorin z. Alban Xhaferi - AlbaPhoto shpk - distributor i autorizuar i Fujifilm per rajonin, dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Falenderoj të gjithë tifozerinë, shkodranët anekënd, shqiptarët që ndjekin Vllazninë në mbarë botën!

Falenderoj për bashkëpunimin Z. Xhaferi, Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe për gatishmërinë Z.Agron Hasanaj Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër.”

B.K./Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë