Administrata doganore arkëton në
buxhet 14,707 mld lekë në Gusht

Administrata doganore arkëton në<br />buxhet 14,707 mld lekë në Gusht
TIRANE - Administrata Doganore në muajin gusht arkëtoi në buxhetin e shtetit 14,707 miliardë lekë, ose 2,251 miliardë lekë më shumë se në të njëjtin muaj të vitit 2013. Sipas burimeve zyrtare të DPD-së, doganat arkëtuan në buxhet në muajin gusht më shumë të ardhura se në çdo muaj tjetër të këtij viti.

“Muaji gusht 2014 karakterizohet nga rritja e ndjeshme e zhdoganimit të mallrave kryesore të akcizës”, thanë burimet zyrtare.
Konkretisht, në muajin gusht 2014 u zhdoganuan 55 038 ton karburante përkundrejt 43729 ton të zhdoganuara në muajin gusht të vitit paraardhës, me një rritje prej 25.9%.

Në muajin gusht 2014 u zhdoganuan 344.17 ton cigare përkundrejt 302.20 ton të zhdoganuara në muajin gusht të vitit paraardhës me një rritje prej 13.9%

Gjithashtu në gusht 2014, u zhdoganuan 7122 h/l birrë përkundrejt 6066 h/l të zhdoganuara në muajin gusht të vitit paraardhës, me një rritje prej 17.4%.

Për periudhën tetor 2013 – gusht 2014 janë arkëtuar 138,7 miliardë lekë nga 122,8 miliardë lekë të arkëtuara në të njëjtën periudhë paraardhëse, me një rritje prej 15,9 miliardë lekë, ose 13% më shumë.

‘Ky trend me rritje do të karakterizojë administratën doganore dhe në muajt në vazhdim, ndërkohë që po vazhdohet me insistim lufta kundër kontrabandës, evazionit fiskal si dhe shfaqjeve korruptive”, thanë burimet/ ATSH/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbi 600 të arrestuar në 95 operacione, policia e shtetit bën bilancin për muajin prill

Mbi 600 të arrestuar në 95 operacione, policia e shtetit bën bilancin për muajin prill