TIRANE- Administrata shtetërore ka qënë tërësisht e angazhuar jo vetëm politikisht por dhe financiarisht për të mbështetur qeverinë dhe mazhorancën e djathtë në zgjedhjet vendore të 8 majit të vitit të kaluar. Teksa kemi shqyrtuar me vëmendje listat e donatorëve demokratë të cilët kanë dhuruar për partinë në zgjedhjet e 8 majit shuma deri në 1 milionë lekë, kemi evidentuar mbi 80 zyrtarë të administratës publike, të cilët kanë financuar këtë fushatë. Në këtë këndvështrim, është shkelur dhe një ndër pikat apo prioritetet e vëna nga ana e Komisionit Evropian si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, atë të mospërfshirjes së administratës në lojën politike dhe krijimin e një administrate tërësisht profesioniste. Kështu, në një vështrim të imët në disa rrethe të vendit, përpos faktit që donatorët kanë qënë punonjës e drejtues të administratës, kryesisht nëpër drejtoritë rajonale, të ujrave, të arsimit, të shëndetësisë, Sigurimeve Shqoërisë apo të Sigurimit Shëndetësor, nuk i janë shmangur as punonjësit e doganës, madje diku diku dhe ndonjë kancelar i Gjykatës, raste të paprecedente këto dhe që janë në shkelje të hapur të ligjit. Kështu rekordin e mban rrethi i Korçës, i cili në përbërje të donatorëve për PD në fushatën e 8 majit, përpos biznesmenëve, të afërmëve të kandidatëve dhe kandidatëve për në këshillat bashkiake dhe komunale, ka disa drejtorë tatimesh, disa drejtorë arsimi, rrugësh, hipoteke dhe mban në "gjirin" e vet një dioganier dhe vajzën e një doganieri që hedh lekë për të mbajtur në punë të atin, por më e rënda është dhe kancelari i Gjykatës së Korçës. I cili me ligj e ka të ndaluar të bëjë donacione apo propagandë për partitë politike. Por nuk janë lënë pasdore dhe drejtoria e legalizimeve apo qendrat studentore, ku drejtuesit e tyre kanë hedhur lekë për të financuar PD në pushtet. Njëherësh në të njejtën linjë është rrethi i Shkodrës, por dhe ai i Vlorës, Durrësit, Fierit, Beratit, Dibrës etj, të cilët nuk kanë munguar të japin donacione për partinë në pushtet. Ndërsa një pjesë e rretheve në vend, përpos financimeve të disa zyrtarëve të vegjël, militantë partiakë dhe biznesmenë, nuk kanë munguar donacionet dhe në emër të personave që janë anonimë, apo në emër të personave të cilët kanë dhënë vetëm emrin, ndërkohë që financuesit e vërtetë kanë qënë të tjerë që kanë ndarë shumat në mënyrë që të mos zbardhen emrat e tyre. Pasi për shumat 1 milionë lekë e poshtë nuk zbardhen ligjërish emrat e donatorëve. Ndërkohë përtej politizimit të administratës, ajo që bie në sy në këto donacione është se pagat e vogla në administratë nuk justifikojnë shumat e dhëna. Pavarësisht se tatimet, drejtoritë e ndryshme sjellin përfitime të tërthorta, duke vënë në dyshim mënyrën e vënies së parave, megjiatë paga zyrtare.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)










