Sektori privat në kah të kundërt me qeverinë, uli pagat e punonjësve gjatë sezonit të verës

Punonjës nuk kanë mjaftueshëm por përballë kësaj krize sektorin privat qëndron i palëkundur sa i takon pagave, dhe teksa pritej rritje rrogat gjatë verës u ulën.

Rroga mesatare në fund të muajit shtator arriti në 77.669 lekë, duke u rritur me vetëm 2,555 lekë krahasuar me tremujorin e dytë të vitit. E gjithë rritja është udhëhequr nga shteti, ndërkohë biznesi privat nuk e ndoqi shtetin në nismën e rritjes së pagave, pasi privati i uli rrogat nga 70.430 lekë në tremujorin e dytë të vitit në 69.534 lekë në tremujorin e tretë.

Hendeku mes shtetit e privatit në rroga është thelluar ndjeshëm gjatë këtij viti. shifrat e INSTAT tregojnë se një punonjës i administratës paguhet mesatarisht me 27,322 lekë më shumë se një punëtor në privat.

Aktualisht paga mesatare në sektorin shtetëror është 96.856 lekë ndërsa në sektorin privat është ulur në 69.534 lekë.
Këto shifra flasin për 2 fenomene thelbësore, së pari ose biznesi nuk po mbështet me rritje pagash punonjësit për të mbajtur stafin ekzistues në kushtet e mungesës së theksuar të punonjësve, ose së dyti është fenomeni i nëndeklarimit të pagave. 

Për shkak të mos deklarimit real të pagave tatimet kanë nisur fushatën që prej tetorit të këtij viti, ku ishin me 39 mijë biznese që reflektuan dhe i rritën deklarimet e pagave, ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur kontroll më të thelluar ndaj 7 mijë bizneseve të cilët nuk kanë reflektuar pas dy thirrjeve të tatimeve për të deklaruar pagat reale të punonjësve.

Sa i takon sektorëve të mirë paguar, INSTAT thotë se gjatë tremujorit të tretë 2024, aktivitetet financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.

“Gjatë tremujorit të tretë 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2024 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin “Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, ka rritjen më të madhe prej 14,5 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti “Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi” prej 3,8 %. Gjatë tremujorit të tretë 2024, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar”, thotë INSTAT.

 

PAGA MESATARE NË SHQIPËRI
Qershor 2024              75.114 lekë
Shtator 2024                77.669 lekë
RRITJA                       +2,555 lekë
PAGA NË PRIVAT VS SHTET
                                          Privat                     Shtet
Qershor 2024              70.430 lekë           85.901 lekë
Shtator 2024                69.534 lekë          96.856 lekë
Rënia                              -887 lekë         +10,955 lekë

 
Paga mesatare mujore bruto dhe paga minimale e miratuar 

 
Paga mesatare bruto sipas grup-aktiviteteve ekonomike 
 


Paga mesatare bruto sipas grup-profesioneve ekonomike 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës