Rritja e pagave për sektorin publik si dhe aksioni anti-informalitet kundër nëndeklarimit të pagave, kanë dhënë ndikim në rritjen e pagës mesatare në vend.
Instituti i Statistikave thotë se në tremujorin e fundit të vitit 2024, paga mesatare në Shqipëri u rrit me 11.2% duke arritur në 83.401 lekë, nga 75.025 lekë që ishte në fund të 2023-shit.
“Gjatë tremujorit të katërt 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni”, thuhet në raportin e INSTAT.
Rritja më e madhe e rrogës me 14.9% është regjistruar në sektorin e ndërtimit, i cili aktualisht e ka pagën mesatare 67.079 lekë nga 58.367 lekë që ishte në 2023-shin. Rritja në sektorin e ndërtimit ka ardhur edhe si rezultat i aksionit kundër nëndeklarimit, ku ndërtimi është klasifikuar me risk të lartë në nëndeklarimin e pagave.
Por edhe pse ka rritje të pagave është thelluar diferenca midis shtetit dhe privatit. Sipas INSTAT paga mesatare për një të punësuar në sektorin shtetëror është 100,437 lekë nga 87.864 lekë në vitin 2023. Ndërsa paga mesatare për një të punësuar në sektorin privat arriti në 76,000 lekë nga 69.400 lekë në 2023-shin.
Profesionet më të paguara në vend janë: “Manaxherë, Ligjvënës, Nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare mujore në nivel kombëtar.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
67.7%
-
PD
12%
-
Partitë e vogla
20.3%
Vota total: 483
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
144 mijë qytetarë duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave! Afati për “DIVA” 31 marsi, ja kush preket
12 Mars, 13:57
-
Inflacioni në shkurt 1.9%, vijon shtrenjtimi i ushqimeve! Tkurret numri i bagëtive, shtrenjtohet mishi dhe bulmeti
10 Mars, 14:58
-
Të moshuarit 'mbysin' vetminë me rrjetet sociale! 75- vjeçarja për Report Tv: Facebook e përdor shumë, flas me fëmijët
9 Mars, 19:17
-
Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë ndihmon pakicën dhe dëmton shumicën
9 Mars, 10:42
-
Fatos Çoçoli: Pse shtohen eksportet bujqësore?
5 Mars, 19:55
-
Prodhimi ‘Made in Albania’ dhe ndërtimi vijojnë të shtrenjtohen! Produktet e importit po vijnë më të lira në Shqipëri
5 Mars, 16:58
-
Të 'zezat' e punësimit! Vjet 32% më shumë informalitet se 2023-shi! 33 mijë punonjës në rreth 10 mijë biznese, me pagë minimale
5 Mars, 15:47
-
Punonjësit shqiptarë kanë pagat më të ulëta për orë në Europë
5 Mars, 12:07
-
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat shumëkatëshe! Vjet u miratuan projekte me sipërfaqe 2.4 mln m², me vlerë 1 mld €
28 Shkurt, 14:53
-
Rama: Duam drejtësi me vendime të formës së prerë, jo me paraburgime pa gjyq! ‘Kafshimet’ e gabuara janë tragjedi
27 Shkurt, 18:10
-
REFORMA/ Edhe pensioni social sipas kontributeve! 'VIP'-at nuk do indeksohen! Në 2050, burra e gra në pension 67 vjeç
26 Shkurt, 14:33
-
Rama iu përgjigjet komentuesve: S’ka më pagë 250 mijë lekë të vjetra në Shqipëri, në turizëm e ndërtim fitoni sa në Greqi dhe paguani më pak taksa (VIDEO)
24 Shkurt, 09:13