Administrata publike, 1100 vende bosh çdo vit! DAP kërkon ndryshimin e ligjit për Shërbimin Civil: Rikthimet na janë kthyer në bumerang

TIRANË- Administrata publike po përballet me vakanca të shumta, ndërsa çdo ditë e më shumë shtohen vështirësitë për rekrutimin dhe plotësimin e këtyre vendeve vakante.

Në seancën dëgjimore mbajtur të hënën në komisionin e ligjeve Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu tha se të gjithë duan të punësohen në Tiranë.

“Ka një numër constant vakancash.  1000 – 1100 vakanca çdo vit. Ajo që konsiderojmë problem është që në rrethe ka vështirësi për të rekrutuar pasi të gjithë duan të vijnë në Tiranë. Kur hapim vende në Tiranë numri I aplikimeve është shumë I lartë. Kur hapen vende në rrethe është vështirë të gjesh profesionistë”, tha Albana Koçiu,  drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike.

Deputetët kërkuan rishikimin e kritereve për punësimin e studentëve ekselentë por dhe reformë në sistemin e pagave.

“Me rrogë 400 mijë lekë një nxënës i ekselencës duhet të ulet steka e provimeve. O do ti përzëmë dhe i ngelim. Nuk kemi luksin të përzëmë ata të 7 – 8. Nuk ka mundësi o do të jetë kamarier ose do të lërë Shqipërinë”, tha deputeti Saimir Korreshi.

 “Duhet reformë rrënjësore tek sistemi I pagave, tha deputeti socialist Bardhyl Kollçaku.

Tjetër problematikë me të cilën po përballet administrata është ekzekutimi i vendimeve të gjykatës me të cilat kërkohet rikthimi në punë.

 “Në total janë 455 nga të cilat janë zbatuar 361, nga të cilat 86 në 2022 dhe 94 të pazbatuara. Nuk është e thjesht të zbatosh vendimin gjyqësor. Sepse institucionet ristrukturohen, vendet suprimohen dhe gjyqëfituesi nuk mund të përfshihet në të një njëjtin pozicion pune që ka dhënë gjykata një vendim të formës së prerë”, shtoi Koçiu.

Koçiu shprehu shqetësimin se paditë në gjykatë po përdoren për të fituar 13 pagat që u takon sipas vendimit dhe jo për t'u rikthyer në punë  
 

“Na është kthyer në bumerang. Ne i lusim merr aktin e emërimit dhe shko në vendin e punës. Nuk të jep pëlqimin. Për të thënë të drejtën na është kthyer në makth”, tha drejtoresha.

Departamenti i administratës publike prozopozon amendimin e legjilacionit të Shërbimit civil i cili për t'u miratuar duhen 84 vota.

“Nëse nuk do ta sjellë qeveria ne do të jemi gati si deputetë e do të përpiqemi të gjejmë gjuhën midis grupeve parlamentare për të qenë konsensual në drejtim të miratimit të disa ndryshimeve që duken të domosdoshme” tha Ermonela Felaj.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi