Për tu furnizuar me ushqimet bazë, nga buka, mishi, bulmeti, perimet dhe produkte të tjera, një familje shqiptare me mesatarisht 3.7 anëtarë, duhet të shpenzojë të paktën 36 mijë lekë në muaj. Raporti i fundit i Institutit të Statistikave mbi ‘Anketën e Buxhetit të Familjeve’, tregon se afro 40% e të ardhurave shkojnë për ushqime. Ndikim në këtë peshë të lartë japin çmimet e kripura të produkteve ushqimore në vend, që janë kategoria që regjistron shtrenjtimin më të lartë çdo muaj.
Pesha më e madhe e shpenzimeve mbahet nga produktet e mishit, me 18,5% (16,959 lekë në muaj), pasi për shkak të tkurrjes së numrit të bagëtive në Shqipëri, çmimi i mishit është rritur ndjeshëm. Një kilogram mish viçi kushton 1200 lekë, dhe po në të njëjtat vlera luhatet edhe mishi i qengjit apo kecit. Në raport me vitin 2022, shpenzimet për ushqime janë rritur me 1 mijë e 222 lekë, referuar shifrave zyrtare.
Gjatë vitit të shkuar shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje vlerësohen me 91.675 lekë, nga 88.367 lekë që ishte në vitin 2022. Pas ushqimeve, shpenzimet më të mëdha të shqiptarëve janë për pagesën e ujit, dritave dhe qirave me 9.7% të totalit të shpenzimeve, për të vijuar më tej tek transporti e mobilimi i banesës. Ndërkohë kategoritë për të cilat shqiptarët shpenzojnë më pak janë arsimi me vetëm 3,208 lekë në muaj, dhe i fundit është argëtimi me 2,383 lekë shpenzime në muaj për familje.
I vetmi qark që e tejkalon nivelin mesatar të shpenzimeve është Tirana, ku një familje shpenzon në muaj mesatarisht 108.098 lekë, ndjekur nga Korça me 91.034 lekë dhe Durrësi me 89.561 lekë. Qarqet më të varfra rezultojnë Kukësi me 73.225 lekë shpenzime mujore për konsum, dhe Dibra me 74.479 lekë në muaj, për familje.
SHPENZIMET PËR USHQIME
Viti 2022 35.081 lekë
Viti 2023 36.303 lekë
Rritja +1.222 lekë
SHPENZIMEVE MESATARE MUJORE
Viti 2022 88,367lekë
Viti 2023 91,675 lekë
Rritja +3.308 lekë
K.T./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39.4%
-
Të gabuar
55.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 4053
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipërinë e vizituan mbi 8.5 mln turistë në 8 muaj! Vetëm në gusht mbi 2.1 mln të huaj
25 Shtator, 17:10
-
Turizmi nuk e rriti konsumin, tregtia në rënie të fortë! Krahasuar me korrikun, eksportet ranë me 32% dhe importet me 19%
17 Shtator, 16:41
-
Bien industria dhe energjia në tremujorin e dytë të 2024, prodhimin e mban në këmbë ndërtimi
17 Shtator, 07:40
-
Turizmi nxit shërbimet, rritën të ardhurat dhe pagat, kryesojnë hotelet e restorantet
17 Shtator, 07:33
-
Paga mesatare në Shqipëri 75.114 lekë, në shtet 15 mijë lekë më e lartë se në privat! Bizneset dorështrënguar në paga dhe pse s’kanë punonjës
10 Shtator, 20:16
-
Buxhetit i mbeten 'stok' paratë e bonusit të bebeve, në 7 muaj shpërndahen 11 milionë euro
7 Shtator, 21:51
-
Importi me i lirë se vjet por pak reflektim në tregun shqiptar! Nafta bie në shifrën me të ulët prej 2022! Shtrenjtohet prodhimi vendas
6 Shtator, 16:45
-
Statistikat e varfërisë do analizohen për hartimin e politikave sociale
3 Shtator, 13:58
-
Nuk ndalen ndërtimet në Tiranë, sipërfaqja e lejeve rritet me 36% në 6-mujorin e parë
31 Gusht, 16:49
-
Vit i thatë/ Bie me 19% sasia e energjisë së prodhuar! Biznesi me kursim, familja harxhoi më shumë
28 Gusht, 15:53
-
Mbi 21 mijë shtetas të huaj jetojnë në Shqipëri prej 2023-shit, INSTAT: Bashkim familjar e punësim! Kryesojnë qytetarët nga Kosova, italianët dhe turqit
23 Gusht, 16:39
-
Të huajt në hotele u rritën me 53.1 për qind, pas Kosovës, italianët dhe polakët
21 Gusht, 11:44