Administratori i lagjes, Jet
Kullolli:Doli me kallash

Administratori i lagjes, Jet<br />Kullolli:Doli me kallash
TIRANE - “Na hapi derën dhe u ulëm në divan. Gjatë gjithë kohës ishte shumë i qetë. Tha që të vazhdonim punën dhe të nxirrnim rrobat. Por, më pas e pash që me vështirësi u ngrit nga divani dhe shkoi në dhomë. Kur ai u fut në dhomë ne dolëm te dera. Pastaj e pash që doli me kallash në dorë, dhe i lajmërova të tjerët që kishte armë.” Nis kështu rrëfimi i administratorit Jet Kullolli, i cili ishte prezent në ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë.

Kullolli është administrator i lagjes nr.1 dhe rrëfen për “Shqiptarja.com” momentin që 72-vjeçari Enver Shaljani i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Ai tregon se gjatë gjithë kohës 72-vjeçari ka qenë i qetë, por në momentin që policët kanë qenë duke negociuar me përmbaruesit për rrobat që kishte në banesë 72-vjeçari ai është ngritur dhe është futur në dhomën e tij të gjumit. Aty Shaljani ka marrë kallashin dhe ka dalë tek dera e banesës së tij duke qëlluar në drejtim të përmbaruesve dhe policisë. “Dolëm me vrap nga banesa, as vetë nuk e di sesi i kemi shpëtuar plumbave.” rrëfen administratori.
 
Çfarë ndodhi mesditën e së mërkurës?
Unë bashkë me dy punonjës policie dhe përmbaruesit vajtëm tek banesa e Enverit, pasi unë si administratori i lagjes nr.1 jam i detyruar që të shkoj. Kishim një urdhër ekzekutimi që 72-vjeçari duhet të lironte banesën e tij, për shkak se ajo i kalonte ish-pronarëve.
 
A ka qenë më parë Shaljani në dijeni për këtë vendim?
Patjetër që po. Madje ky vendim është shtyrë mbi 3-4 herë. Por, dje ishte dhënë afati i fundit. Shaljani ishte lajmëruar që të qëndronte në banesë ditën e djeshme për kryerjen e ekzekutimit të detyrueshëm.
 
Më pas çfarë ndodhi?
Zotëria na hapi derën dhe na futi brenda. Na tha që të vazhdonim punën dhe të nxirrnim rrobat.
 
Si dukej në ato momente?
Ishte shume i qetë. Por, kur policët po negocionin me përmbaruesit për çështjen e rrobave ai u ngrit nga divani dhe u fut në dhomën e tij të gjumit. Ne dolëm tek dera dhe aty e pash që nxorri kallashin. Filloi të qëllonte gjithandej pa ndalim. Ka ndenjur rreth një ore duke qëlluar. Mbas një ore kur u futën forcat e policisë e konfirmuan që ishte vetëvrarë. Po ashtu i kishte vënë flakën banesës.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Qarkullonte me armë zjarri jashtë banese, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Qarkullonte me armë zjarri jashtë banese, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)