Administratori i “Hyundai Service”, ka pohuar se ditën e operacionit policia ka shkuar në servisin e tij dhe ka kërkuar të marrë një automjet tip Benz, i cili ishte lyer nga puntorët e servisit.
Për gazetën “Shqiptarja.com” ai tregoi se automjetin e ka sjellë shtetasi Kastriot Imeri, por nuk pranon se ky i fundit është punonjës në servisin e tij. Sipas pronarit, në punë është vetëm vëllai i Kastriotit, shtetasi Ferdinand Imeri.
Më tej pronari, rrëfen për gazetën “Shqiptarja.com” se fillimisht janë habitur me praninë e policisë, por pasi ka shpjeguar gjithçka që dinte ai dhe vetë punëtorët e tjerë, policët kanë marrë vetëm automjetin tip “Benz” dhe janë larguar.
Pikërisht këtë makinë në servis e kishte çuar Kastriot Imeri, i cili duke shfrytëzuar punën e të vëllait të tij Ferdinandin, ka zgjedhur që të lyejë makinën. Sipas prokurorisë, pikërisht në këtë servis, është bërë dhe modifikimi i vendit se ku do të futej lënda narkotike kokainë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com