Adnan Januzaj i thotë edhe zyrtarisht JO Kosovës. Është vetë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu që më në fund e pranon lajmin e anonçuar edhe më parë se Adnan Januzaj nuk vjen dot në Kosovë për ndeshjen e 5 marsit. Zyrtari i lartë i Federatës ia ka konfirmuar lajmin tabloidit anglez, Daily Star.

“Jo, nuk kemi asnjë shpresë për këtë ndeshje”, ka thënë ai. 

FFK-ja dështoi të takojë babanë e lojtarit, duke u kufizuar në thirrje publike që mesfushori i talentuar të bëjë paraqitje simbolike në ndeshjen me Haitin.

Të luante në miqësoren historike të Kosovës ndaj Haitit Januzajn nuk do ta pengonte më pas për të zgjedhur një tjetër kombëtare.

Por, si zakonisht familja e tij ka thënë që është herët për të zgjedhur cilëndo kombëtare dhe se fokusi do të mbetet tek skuadra e Manchester United.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)