TIRANE - Një 17 vjeçar plagosi shoferin dhe fatorinon e autobusit të linjës së Unazës mëngjesin e sotëm. Incidenti u shënua pranë farmacisë nr. 10, tek kryqëzimi i Medresesë. Gazetari i tv A1 REPORT, Arsen Rusta informon se adoleshenti mbante me vete një gërshërë me të cilën ka kryer dhe plagosjen.

SHERRI TE HYRJA E AUTOBUSIT

Një kërkesë e fatorinos për të hyr në autobus, pasi ndodhej pranë derës dhe kjo e fundit nuk mbyllej ishte fillesa e ngatërresës. Në këtë konflikt ka ndërhyrë dhe shoferi, të cilët janë plagosur nga adoleshenti me gërshërë.

PANIK NË AUTOBUS
Incidenti shkaktoi panik në autobusin e linjës urbane, i cili në mëngjes është plot për shkak se njerëzit shkojnë në punë. Komisariati nr.4 shoqëroi minorenin e identifikuar E. Koçi, 17 vjeç për ta marrë në pyetje.

Ndërkohë që shoferi dhe fatorinoja janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Ngjarja ka ndodhur pas një debati në urban mes 17 vjeçarit dhe fatorinos.

(sg/shqiptarja.com)