Një 18-vjeçar është plagosur rëndë me thikë nga një 16-vjeçar gjatë pasdites së sotme në Kurbin. 18-vjeçari Klajdi Gjergji është plagosur me thikë në gjoks dhe brinjë dhe ndodhet në gjendje të rëndë ku është bërë dhe transportimi i tij në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 ,në rrugën e fshatit Sanxhak në Kurbin ku 16-vjeçari A.L., për shkaqe ende të panjohura ka qëlluar me thikë 18-vjeçarin.
16-vjeçari është larguar menjëherë pas plagosjes së 18-vjeçarit është kapur pas pak minutash nga policia Lezhë.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.