Vesa Luma, këngëtarja bukuroshe është duke shijuar suksesin dhe lidhjen e saj të dashurisë me reperin Big Basta.

Për Vesën kjo ka qenë një periudhë e ngarkuar, pasi aktualisht po punon jo vetëm për këngë të reja por edhe për albumin e saj më të ri, që pritet të dalë këtë verë në treg.

E shkëputur disi nga përditshmëria e saj, Vesën e ka marrë malli për hobet e saj.

vesa luma hipizem

Në këtë foto, ajo shihet duke bërë hipizëm dhe ka shtuar; “Më ka marrë malli për këtë krijesë të bukur...Ky kalë i mrekullueshëm më ka bërë ta ndjej adrenalinën për një vit rresht”.

J.H/ shqiptarja.com