Gabimi më i madh që mund të bëhet sot në Kosovë është nënvlerësimi i krizës aktuale duke e trajtuar si një telenovelë të zakonshme parlamentare.

Për një publik të lodhur ngatranzicioni dhe zhgënjimet e njëpasnjëshme ky ngërç mund tëduket si një tjetër përplasje egosh mes Lëvizjes Vetëvendosjedhe partive të opozitës. Mirëpo përballja e sotme nuk është thjesht mes pushtetit dhe opozitës, por mes rregullave të lojës demokratike dhe etjes për pushtet që kërkon ta shndërrojë mandatin elektoral në monopol politik.

Mirëpo bëhet fjalë përdiçka shumë më serioze, për një nga mekanizmat më të rrezikshëm përmes të cilëve demokracitë bashkëkohore fillojnë të kalben, të zbrazen nga përmbajtja dhe të çmontohen ngabrenda.

Studimet na tregojnë që demokracitë moderne nukvdesin më brenda natës me autoblinda në bulevard, me shpalljetë gjendjes së jashtëzakonshme apo me arrestimin e bujshëm tëopozitarëve në mesnatë. Ato sot zakonisht vdesin nën dritën e diellit, në mënyrë krejtësisht të ligjshme, me rregullore në dorë, dhe të shoqëruara nga duartrokitjet entuziaste të një turme tëbindur se fitorja e saj morale qëndron mbi çdo ligj të shkruar.

Juan Linz, një nga studiuesit më të njohur të sistemevedemokratike, e pati vërejtur dekada më parë se fati i njërepublike nuk garantohet kurrë vetëm nga përsosmëria e tekstitkushtetues apo nga rregullsia teknike e kutive të votimit.

Demokracia mbahet gjallë nga gatishmëria e aktorëve politikëpër t’i pranuar rregullat e lojës edhe kur ato nuk iu leverdisin, për të njohur legjitimitetin e kundërshtarit dhe për ta pranuarhumbjen apo kufizimin e pushtetit pa e vënë në pikëpyetje gjithësistemin.

Levitsky dhe Ziblatt e zhvilluan më tej këtë ide duke theksuar rëndësinë e normave të pashkruara që mbajnë gjallëdemokracinë sikurse është vetëpërmbajtja institucionale qënënkupton të mos përdorësh çdo mundësi që të jep pushtetivetëm sepse teknikisht mundesh.

Në librin Si Vdesin Demokracitë ata paralajmërojnë se në botënbashkëkohore, gardianët e hershëm të demokracisë shpeshshndërrohen në varrmihësit e saj. Ndryshimi mes autoritarizmittë vjetër ushtarak dhe atij bashkëkohor nuk qëndron te qëllimi, por te mjetet..

Autokrati i sotëm nuk ka nevojë ta sulmojëparlamentin me ushtri; atij i mjafton të hyjë në të me shumicëvotash. Ai nuk ka nevojë ta shfuqizojë Kushtetutën me dekretpor i mjafton ta keq-interpretojë apo ta tejzgjasë zbatimin sipasnevojës taktike të orës. Ai nuk ka nevojë t’i mbyllë me dry gjykatat por i mjafton t’ua relativizojë peshën morale, duke i trajtuar vendimet e tyre si pengesa jolegjitime që po i bëhen”vullnetit të shenjtë të popullit”.

Historia është e mbushur me udhëheqës që kanë ardhur nëpushtet me votë dhe më pas kanë dobësuar, hap pas hapi, institucionet liberal-demokratike që ua mundësuan atë fitore. Viktor Orban në Hungari nuk erdhi në pushtet me tanke, porpërmes zgjedhjeve. Hugo Chavez në Venezuelë dhe Alberto Fujimori në Peru fituan presidencën me votën e qytetarëve dhemë pas përqendruan gjithnjë e më shumë pushtet në duart e tyredhe shkelën opozitën.

Në kulturën tonë politike ekziston një tundim i vjetër dhe irrezikshëm për të kërkuar shpëtimtarin. Nga kryefamiljari, prijësi i krahinës te udhëheqësi i partisë, deri tek “baba i kombit” e “udhëheqësi historik”, politika shqiptare ka vuajtur shpesh ngadëshira për ta zëvendësuar institucionin me njeriun.

Por Republika moderne është ndërtuar pikërisht për ta mposhtur këtë instinkt. Askush nuk është aq i mirë sa t’i besohet pushtet pa kufi dhe askush nuk është aq i keq sa t’i mohohet e drejta për të qenëopozitë.

Thelbi i ngërçit që po shpërfaqet sot në Kosovë lidhetdrejtpërdrejt me filozofinë politike që udhëheq Albin Kurtin dheLëvizjen Vetëvendosje. Kurti nuk duket se e percepton mandatinelektoral vetëm si një autorizim të përkohshëm për të qeverisurbrenda rregullave të lojës. Gjithnjë e më shumë, ai paraqitet sibartës i një misioni historik dhe i një epërsie morale ndaj pjesëstjetër të sistemit politik.

Retorika e tij prej vitesh ushqehet nga një ndarje e rrezikshmebardhë e zi. Nga njëra anë qëndrojmë “Ne”: ndryshimi, pastërtia, populli, e mira. Nga ana tjetër qëndrojnë “Ata”: regjimi i vjetër, hajdutët, sabotatorët dhe penguesit e së ardhmes.

Studiuesit tregojnë se kjo është skema klasike e populizmit. Tipari përcaktues i populistit nuk është thjesht kritika ndaj kastës ekzistuese, por pretendimi moral për monopolin ekskluziv të përfaqësimit. Populisti i bindur nuk pranon dot se kundërshtarëte tij kanë thjesht një vizion tjetër politik për taksat, shëndetësinëapo diplomacinë; ai beson thellësisht se ata janë thelbësisht jolegjitimë si qenie politike, sepse vetëm ai dhe partia e tij flasinnë emër të popullit autentik.

Në çastin kur kjo logjikë zë vend në zyrën e kryeministrit, e gjithë arkitektura kushtetuese fillon të trajtohet si një pengesë e bezdisshme. Kundërshtari politik nuk është më njëbashkëqytetar me të cilin duhet të gjesh një kompromis tëvështirë, por një tradhtar që duhet mposhtur.

Ose siç tthoshte me krenari Kurti për opozitën gjatë fushatës vjet ” jena tu i sos, tu izgrobit, tu i raskapit, tu i dërrmu, tu i thërmu, se kem ndër mend me i shpartallu”. Me këtë mentalitet përjashtues e anatemues kompromisi parlamentar shpallet dobësi morale dhe Gjykata Kushtetuese pushon së qeni arbitri suprem i shtetit dhe damkosetnga pushteti si një çerdhe e mbeturinave të së kaluarës sa herë qëvendimet e saj nuk përputhen me interesin e partisë në pushtet.

Dhe pikërisht në përplasjen mes vullnetit të shumicës dhekufijve institucionalë ndahet demokracia kushtetuese nga tiraniae shumicës. Është jashtëzakonisht e lehtë të shpallesh kampion idemokracisë kur rrethanat politike të shkojnë për shtat.

Është e rehatshme të predikosh shtetin e së drejtës kur ke një shumicë dërrmuese në parlament, kur Kuvendi miraton me rrahje shuplakash çdo nismë tënden dhe kur institucionet e pavarura marrin vendime që përkëdhelin agjendën dhe egon tënde qeverisëse. Në ato kushte komode, çdo sundimtar mund të duket si një burrështetas i ndritur.

Mirëpo prova e vërtetë e demokratit, e vetmja provë lakmusi qëndan udhëheqësin republikan nga autokrati i maskuar, fillonpikërisht në momentin kur sistemi institucional, ligji dherregullat e pashkruara të thonë një “Jo” të prerë dhe të hidhur.Në Aktgjykimin KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese, të 26 qershorit 2025, Gjykata përcaktoi shprehimisht se deputetëtduhet “sa më shpejt dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë, të përfundojnë Seancën Konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e tij. Këtu shikohet nëse i bindesh këtij verdikti sepse e do Republikën më shumë se karrigen tënde, apo fillon të sulmosh apo injorosh institucionin që guxoitë të vendosë kufij?

Kjo është arsyeja pse zvarritja e konstituimit të Kuvendit dheshpërfillja e frymës kushtetuese në Kosovë nuk janë vogëlsiraprocedurale. Nëse Gjykata Kushtetuese vendos një afat dhe përcakton një rrugë, përgjigjja e një qeverie demokratike nu kmund të jetë tentativa për ta mbajtur sistemin të bllokuar derisatë gjendet një artificë që i siguron mbijetesën partisë më tëmadhe.

Nëse rregullat e lojës respektohen vetëm atëherë kur najapin të drejtë ne, atëherë kemi braktisur shtetin ligjor dhe kemihyrë në territorin e arbitraritetit të pastër.

Llogaria politike që ngrihet mbi këtë ngërç është cinike. Sa më gjatë të mbetet vendi në amulli, aq më gjatë vazhdon qeveris janë detyrë pa një Kuvend plotësisht funksional dhe aq më shumëpartia në pushtet ruan mundësinë të ndikojë mbi momentinpolitikisht më të favorshëm për zgjedhje të reja.

Mundësisht atëherë kur opozita të jetë plotësisht e dërrmuar dhe qytetarët tëjenë të rraskapitur nga kriza e sajuar. Këtë gjë e pamë vitin e kaluar ku me vetëdije u zvarrit procesi dhe u shkel në mënyrë tëpërsëritur Kushtetuta në mënyrë që zgjedhje të organizoheshin në fund të vitit, periudhën më të volitshme për Vetëvendosjen. Faktikisht kemi një forcë politike që në mënyrë të përsëritur po përpiqet ta detyrojë kalendarin institucional të Republikës të ecëme sahatin e selisë së saj.

Kosova është një shtet i ri, me inde të brishta institucionale, ingritur mbi sakrificat e panumërta të brezave, mbi gjakun e luftës çlirimtare dhe mbi mbështetjen thelbësore të aleatëve tanëperëndimorë. Në një Ballkan gjithnjë e më të paqëndrueshëm dhe përballë një fqinji verior me pretendime të hapurarevanshiste, e vetmja kartë morale, diplomatike dhe strategjike e Kosovës në botën perëndimore ka qenë pikërisht narrativa e sajsi një demokraci pluraliste, vibrante dhe e përkushtuar ndajshtetit ligjor.

Në momentin kur Kosova fillon të imitojë modeletautokratike të rajonit; ku Gjykata Kushtetuese shpërfillet kuparlamenti mbahet i paralizuar për kalkulime të ngushtaelektorale dhe ku lideri sillet si pronar i të vërtetës; ne nuk po dëmtojmë thjesht rendin tonë të brendshëm. Ne po gërryejmë me duart tona një nga shtyllat kryesore të kredibilitetit dhe mbështetjes ndërkombëtare të Kosovës.

Kjo temë nuk ka të bëjë me simpatitë apo antipatitë personalendaj Albin Kurtit apo rivalëve të tij. Politikanët janë qiramarrës të përkohshëm të zyrave publike; ata vijnë, qeverisin dhe njëditë largohen në harresë. Por rregullat, normat dhe precedentët që lënë pas janë muret e shtëpisë sonë të përbashkët.

Kjo praështë një betejë shumë më themelore për karakterin e shtetit qëKosova dëshiron të jetë. Një republikë ku shumica qeverisbrenda kufijve të Kushtetutës, apo një sistem ku Kushtetuta vlenvetëm për aq kohë sa nuk pengon shumicën?

Kushdo që sot duartroket anashkalimin e procedurave dhe dobësimin e institucioneve vetëm sepse në pushtet është politikani qëadmiron, duhet të kuptojë një parim themelor të demokracisë; që institucionet nuk ndërtohen mbi besimin se udhëheqësi është i përsosur, por mbi nevojën që pushteti i çdo udhëheqësi të ketë kufij. Sado popullor, i ndershëm apo qëllimmirë të konsiderohet një lider, ai nuk mund të qëndrojë mbi rregullat dhe institucionetqë kufizojnë pushtetin e tij.

Prandaj, Kosova ka nevojë jetike të shkëputet nga kulti i individit dhe të përqafojë atë sot konsiderohet si patriotizëm kushtetues i cili kërkon besnikërinëndaj Republikës, Kushtetutës dhe institucioneve përparabesnikërisë ndaj një partie apo një udhëheqësi. Republika e Kosovës është pafundësisht më e madhe se çdo parti politike, më e shenjtë se çdo kryeministër dhe më jetëgjatë se çdo mandatqeverisës.

Në fund të fundit, Republika e Kosovës nuk është një institucion abstrakt që ra nga qielli në vitin 2008. Pas çdo neni tëKushtetutës qëndron një varr dëshmori, një familje e dëbuar, një shtëpi e djegur, një shkollë e mbajtur në bodrum, një emigrant që kursente nga rroga e punës në ndërtim për tre përqindshin apo fondin vendlindja thërret, një mjek vullnetar pa rrogë i viteve 90-ta; një student i rrahur në protesta, një ushtar i vrarë pabesisht duke mbajtur uniformën e armatës jugosllave. dhe breza të tërë që e kaluan jetën me sakrifica duke besuar se njëditë shqiptarët do të kishin shtetin e tyre demokratik.

Të luash me rendin kushtetues për një avantazh elektoral nuk është thjesht cinizëm politik por papërgjegjshmëri e pafalshme ndaj gjithë asaj historie. Sepse fitorja në zgjedhje të jep të drejtën ta qeverisësh Republikën por kurrsesi nuk të jep pronësinë mbi të./Javanews