"Adria Ferries": Për shqetësimet
u kërkuam ndjesë pasagjerëve

u kërkuam ndjesë pasagjerëve">
DURRËS - BARI - Agjencia e lundrimit “AdriaFerries” ka reaguar pas reportazhit, të bërë nga një gazetar i televizionit "A1 Report" nga bordi i tragetit “Michela”, transmetuar në 17 qershor.

Gazetari, duke udhëtuar nga Bari në Durrës, u bë dëshmitar direkt bashkë me gati 300 pasagjerë, i të gjitha shqetësimeve, që u përjetuan përgjatë lundrimit, kur në kulm të natës (që do të thotë në kulm të gjumit) u prish sistemi i ajrit të kondicionuar të anijes, duke transformuar kabinat në furra të pabanueshme.

Defekti zgjati disa orë dhe shkaktoi ankesa të shumë udhëtarëve, disa prej të cilëve kishin vendosur të flinin në stolat e recepsionit, ku ajri mund të thithej më normalisht.
 
"Adria Ferries" përmes avokatit të saj kundërshton kronikën tonë dhe pretendon se shoqëria u ka kërkuar ndjesë publike gjithë udhëtarëve për shqetësimet e asaj dite; ajo qartëson se anijet e "Adria Ferries" janë të certifikuara nga autoritetetet detare italiane dhe se i nënshtrohen mirëmbajtjes në kantierë të specializuar italianë.

Sipas "Adria Ferries", asnjë nga 284 udhëtarët në bord nuk ka paraqitur ankesa, madje edhe ata që flinin mbi stola, duke shpjeguar se e bënin këtë meqë nuk kishin paguar biletën e kabinës, domethënë zgjedhje e tyre, e jo për shkak të defektit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

materiale


materiale
 


materiale

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin