ANGLI- Kjo ishte padiskutim java e portierit spanjoll të Liverpool Adrián San Miguel del Castillo. Nga debutimi tek Premier League dhe fitimi i Superkupës sot 32- vjeçari ka bërë një gafë të pafalshme. Edhe pse gabimi i tij nuk ndikoi në rezultat pasi Liverpool kishte shënuar 2 gola më parë me Mane dhe Firmino, spanjolli i fali një gol Danny Ings duke ia dhënë topin në këmbë edhe pse kishte alternativa të tjera të shumta.
12 ditë më parë 32- vjeçari i cili ishte pa ekip pasi përfundoi portier i dytë tek West Ham firmosi me kampionët e Evropës. Adrian u konsiderua si portier i dytë tek Liverpool por debutimi i tij do të vinte më shpejt seç pritej.
Më 9 gusht Liverpool luan përballë Norëich ndeshjen e parë në Premier League dhe Alisson dëmtohet. Minuta e 39' dhe Adrian debuton me Liverpool duke pësuar dhe një gol nga Teemu Pukki i cili ishte i papërfillshëm përballë 4 golave të The Reds.
Më 14 gusht u luajt Superkupa e Evropës dhe Adrian bëhet vendimtar me penalltinë të cilën i priti 21- vjeçarit Tammy Abraham e cila rezultoi deçizive. Poriteri spanjoll brenda 9 ditësh u shndërrua në një hero në Anfield.