Adrian Isufi një rrëfim për "pushtetin
e luleve" në galerinë FAB

Adrian Isufi një rrëfim për e luleve" në galerinë FAB
">
Piktori i njohur, Adrian Isufi, ka çelur një ekspozitë personale. me këtë ekspozitë të çelur në “Galerinë Fab” të Universitetit të Arteve, piktori sjell ndryshime në stil dhe në konceptimin metaforik të veprave.

“Pushteti i Luleve” titullohet kjo ekspozitë, që ka sjellë një faqe ndryshe në albumin e krijimtarisë së piktorit.

Me një spikatje të dukshme të provokacionit, nga një ekspozitë në tjetrën, Adrian Isufi fsheh poshtë këtyre luleve një mesazh.

“Pa marr konceptualisht elementin e lules si një element shumë pozitiv, i cili lidhet me natyrën lidhet me shpresën dhe bukurinë. Gjithashtu pawer është një pikëpamje e pushtetit dhe fuqisë, ku jepet një marrëdhënie krejt e kundërt.

Një ndër pyetjet më të rëndësishme që bëjnë elitat botërore është nëse njerëzimi e shpiku teknologjinë për të mirat e veta, mos ndoshta njeriu po bëhet viktim e tij,”
tregoj Ardian Isufi.

Ekspozita sipas Isufit ka edhe një mision tjetër, përveç prezantimit të risive.

“Unë do bëj disa takime edhe me studentët tanë,ekspozita do jetë e hapur për një muaj, për mua është e rëndësishme të edukojmë brezat e rinj, me punën konkrete mbi së gjithash me gjendjen aktuale ku ndodhet arti dhe kultura,” tregoj Isufi.

Vizitorët e shumtë në ekspozitën “Pushteti i luleve” kanë shijuar instalacionet dhe konceptimin metaforik të luleve të Ardian Isufit, që kanë pushtuar gjithë galerinë FAB, pranë universitetit të Arteve.

[gallery]25058[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false