Gazetari Adriatik Doçi ka sjellë në vëmendje pasuritë e familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, të dyshuara të përfituara në mënyrë të paligjshme gjatë kohës që ishte në pushtet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi me përmasat e apartamenteve të dyshuara të disponuara nga Berisha, Doçi shkruan se ish-kryeministri zotëron plotë 40 të tilla.
Teksa e cilësoi Berishën si një nga politikanët më të pasur në Ballkan, Doçi ka shkruar se ish-kryeministri është një model që ka hyrë në politikë me pantallona doku dhe model flokësh ballaboks dhe ka përdorur shtetin si levë për thyerje vilash.
“Foto lajm / 40 shtëpitë e Familjes Berisha. Hynë në politikë me nga një apartament parafabrikat, me pantallona doku dhe model flokësh ballaboks. Sot janë ndër politikanët më të pasur në Ballkan duke zhvatur pasuritë publike dhe përdorur shtetin si levë të kthyer për thyerje vilash”, ka shkruar Doçi në postimin e tij në Facebook.
Komente











Pa llogurit qa ka jash shqipnis
Përgjigju