Pas 7 muajsh, Adriatik Kupi dorëhiqet nga drejtimi i Drejtorisë së Burgjeve, duke u bërë i nënti që lë këtë detyrë në 13 vite që Partia Socialiste ka në pushtet.
Kupi u emërua pas ardhjes në Ministrinë e Drejtësisë të Toni Gogut, i cili zëvendësoi Besfort Lamallarin. Më herët, Kupi mbante postin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë dhe ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë.
EMRAT E DREJTORËVE TË BURGJEVE NDËR VITE
5 tetor 2013 – Artur Zoto
16 korrik 2016 – Miklovan Kopani
25 maj 2017 – Arjan Hoxha
20 korrik 2017 – Arben Çuko
3 shtator 2018 – Stefan Çipa
6 shkurt 2019 – Agim Ismaili
20 dhjetor 2021 – Admir Abrija
13 mars 2024 – Klevis Qose
1 prill 2026-12 tetor 2026 - Adriatik Kupi
Lajmi kryesor:
7 muaj në detyrë/ Adriatik Kupi dorëhiqet nga drejtimi i Drejtorisë së Burgjeve: Ka pasur edhe gurë e kritika, por puna ka vijuar! Koha do të flasë më qartë se unë










