Aeroportit të Kukësit i është rikthyer shpresa për vënien në funksion, pas marrëveshjes së arritur mes Ministrisë së Transporteve dhe Tirana Internacional Aeroport.
I ndërtuar jo më shumë se 137 kilometër nga aeroporti i Rinasit dhe 120 kilometër nga ai i Prishtinës, ky aeroport që u ndërtua në formën e dhuratës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është kthyer prej vitesh në shpresën e banorëve të Qarkut të Kukësit për një zhvillim ekonomik të zonës, e cila njihet si zona më e varfër në të gjithë Shqipërinë.
Por kur dhe si u ndërtua ky aeroport?
Aeroporti “Zayed Bin Sulltan bin Zayed Al Nahyan” që mban emrin e mbretit të Arabisë Saudite, nisi të ndërtohej në muajin maj të vitit 2002, projekt që u premtua në krizën kosovare të vitit 1999.
Ky aeroport shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, ndodhet 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Ai është aeroporti i dytë civil në Shqipëri.
Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 5 aeroplanë.
Aeroporti sipas ekspertëve është i pajisur me të gjitha mjetet e kontrollit të hapësirës ajrore dhe nuk është vënë asnjëherë në punë, për shkak të kontratës mes qeverisë dhe grupit që ka marrë me koncesion Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit për periudhën 2005-2025, por tashmë me marrëveshjen e re, ai pritet që të funksionalizohet.
Vënia në punë e këtij aeroporti nuk është kërkuar vetëm nga banorët e Kukësit, por edhe nga nga pala kosovare nëpërmjet ish zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, pasi zhvillimi i tij do t’i jepte ndihmë ekonomisë në të dyja anët e kufirit.
Pista e Aeroportit të Kukësit (LAKU) është e gjatë më shumë se 1800 metra. Ajo ka ndriçim të mjaftueshëm, ndaj është e përshtatshme për uljen e avionëve edhe natën.
Ky aeroport synon që të shfrytëzojë më së miri pozicionin e tij gjeografik, për të tërhequr pasagjerë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova.
Aeroporti është parashikuar që të presë deri në 1 milion pasagjerë në vit nga fluturimet që mund të kryhen përmes tij.
Përveç pistës, aeroporti ka edhe kullën e komandimit, terminalin e pasagjerëve dhe të gjitha strukturat e tjera që i nevojiten një aeroporti.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com