Vetëm 1 muaj pas emërimit në detyrë, administratori i ri aeroportit të Vlorës ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Kapitali ka mësuar se një javë më parë, Mentor Hajdaraj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i administratorit të kompanisë VIA, e cila menaxhon projektin strategjik të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
“Duke filluar nga data e këtij njoftimi, heq dorë nga çdo përgjegjësi ligjore, financiare dhe morale për çdo vendim, veprim apo marrëveshje që mund të ndërmerret nga ana juaj apo në emër të këtij bashkëpunimi të mëparshëm.”
Z. Hajdaraj ishte emëruar në këtë pozicion më 1 shtator, sipas një vendimi te njëanshëm të aksionarit Mabco Cosntructrion Sa të Behgjet Pacollit, por ka zgjedhur të largohet duke e motivuar largimin e tij me arsye personale, ndonëse ky variant duke i vështirë të besohet, pasi zoti Hajdaraj kishte vetëm një muaj në këtë detyrë.

Foto: Dorëhëqja e Mentor Hajdarajt si administrator i Aeroportit te Vlorës
Kjo duke patur parasysh edhe faktin se dorëheqja e Hajdarajt vjen vetëm pak kohë pasi paraardhësi i ti, Valon Lluka, krahu i djathtë i Behgjet Pacollit për më shumë se 18 vite dhe administrator i shumicës së kompanive të tij, u shkarkua në mënyrë të beftë dhe arbitrare nga drejtimi i kompanisë Vlora International Airport,.
Shkarkimi i z. Lluka nuk lidhej me mungesë performance apo aftësish profesionale përkundrazi, ai ishte një ndër figurat më të besuara të Pacollit. Arsyeja e vërtetë lidhet me konfliktin që ka shpërthyer për ndarjen e kuotave mes dy aksionerëve të aeroportit, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi.
Menjëherë pas shkarkimit z. Lluka përmes një reagimi publik akuzoi publikisht Behgjet Pacollin per devijim te rende nga parimet e mirëqeverisjes.
Këto dy dorëheqje dhe shkarkime të njëpasnjëshme nuk janë të rastësishme. Ato dëshmojnë konfliktin e rëndë që ka shpërthyer mes dy Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit për ndarjen e kuotave. Aktualisht pronësia e aeroportit është e ndarë në masën 98 për qind për Pacollin dhe 2 për qind për Valon Ademin përmes kompanive të tyre respektive. Por Ademi pretendon se atij i takojnë 47 për qind e aksioneve, për shkak të investimeve që ka bërë në ndërtimin e aeroportit.
Sipas gazetës Tema, mes dy aksionerëve ka dhe një kontratë noteriale për ndarjen e aksioneve në këtë raport, e nënshkruar dy vjet më parë, kur doli nga koncesioni shoqëria turke Yda Group. Por kontrata nuk është regjistruar në QKB. Flitet se një nga arsyet se pse Pacolli largoi Valon Llukën ishte pikërisht fakti se ky i fundit kërkoi të regjistrohej në QKB ndarja e re e kuotave.
Tashmë Behgjet Pacolli duket se është në konflikt me të gjithë dhe po eliminon çdo figurë të pavarur nga vendimmarrja për konsolidimin dhe kontrollin e plotë personal mbi një projekt strategjik kombëtar me qellime te dyshimta. Ky është një skandal i rëndë që cenon besimin publik, rrezikon integritetin e një investimi strategjik për Shqipërinë. Por mbi të gjitha ky konflikt e ka pezulluar pa afat ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, i cili duhet të ishte hapur verën që shkoi dhe që tani rrezikon të mos përfundojë asnjëherë. Të paktën, jo pa u zgjidhur konflikti i ashpër mes dy aksionerëve./Kapitali
Komente











Sa e orekstruar duket kjo gjë ndaj Pacollit...i janë qepur me bukë në trastë. Shumë i vështirë penetrimi në 'buznesin' ajror në Shqipëri nëse s'je pjesë e familjes kryesore....
PërgjigjuShteti, qeveria, ben shume gabim qe per investime strategjike kombetare ia le privatit. Duhet te kalojne ne pronesi, dhe varesi te shtetit cdo gje qe ka te beje me sigurine kombetare, me sigurine e popullates dhe me sigurine territoriale. Cfare jane aeroporte, hekurudha, ujesjellsa, centrale elektrike hidro, diellore, eolike apo termike. Dhe gjera te tjera qe kane te bejne me sigurine kombetare, duhet te jene investime shteterore dhe menaxhime nga vete shteti (duke e ruajtur me ane te SHISH).
Përgjigju/U mbyt gjemia me federal! O burra shpejto kush mund te dal!/- Epopeja e Ballit Kombetar/Sh.Musaraj Po fillojne hetimet per aeroportin,po vijne hetuesit.Kur vjen macja,minjte shpejtojne kush te ikej me pare.
PërgjigjuShqipëria vend zgjedhjesh! 10-20 dite perpara Zgjedhjeve u grisen nga breket gjithe gazetar e blogger e media duke fluturuar me presh - avjon dhe dron mbi Vlonë e ne fakt gjith ky mal qe u mbars deri sot po pjell nje mi, Lind pyetja Pse spo bejne me media video filmime , ovacione e me the e te thashë! Po vjen ndryshimi , prekni , teqok-un persembrapshti
Përgjigju