Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se qeveria ka nisur negociatat për kontratën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

"Qeveria miratoi projektligjin për nisjen e negociatave për kontratën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës", shkruan kreu i qeverisë. I vënë në qendër të akuzave se po shmang Kukësin, Rama sqaron se zhvillime pozitive do ketë edhe për aeroportin e qytetit verilindor. "Së shpejti shpresoj dhe Kukësin", shkruan Rama.

rama ne fb
(Postimi i Ramës në FB) 

Interes për ndërtimin e aeroportit të Kukësit ka shprehur një konsorcium turk, të cilët kanë ndërtuar aeroportin e tretë të Stambollit, i cili përballon një kapacitet prej 150 milionë pasagjerë në vit. Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës pritet të nisin në muajin qershor ktë këtij viti. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com