Aeroporti i Vlorës/ Nëse koncensionari nuk merr fitimin e parashikuar, paguan shteti...nëse tejkalohet ndahet 50 me 50

Pak ditë më parë është shpallur zyrtarisht tenderi ndërkombëtar për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës. Në dokumentet e bërë publike në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, është listuar edhe studimi i fizibilitetit, i cili më parë, gjatë diskutimeve me konsorciumin turk për të njëjtin objekt, mungonte. Në studimin e fizibilitetit është i parashikuar trafiku ajror i ndarë në tre skenarë kryesorë.

Një prej tyre është skenari bazë, nje skenar tjetër optimist, i cili merr të mirëqenë rritjen e numrit të strukturave turistike në Jug të Shqipërisë dhe tërheqjen e kompanive me kosto të ulët për shkak të politikave nxitëse të aeroportit të ri. Dhe i fundit është skenari pesimist që parashikon mungesën e zhvillimit te kapaciteteve turistike në të njëjtin ritëm me kërkesën turistike në zonë.

1577277836_vlora.jpg

Të gjithë skenarët paraqesin shifra, të pa-arritura ndonjëherë nga Aeroporti i Rinasit. Kështu, sipas skenarit bazë, numri total i pasagjereve në vend do të rritej deri në 18 milionë në vitin 2048, ndërsa për skenarin optimist në 26 milionë udhëtarë. Por vetëm 10 milionë në skenarin pesimist. Ndërsa vitin 2022, kur është parashikuar në Masterplan që do nisin fluturimet, numri i pasagjerëve është menduar të jetë afro 370 mijë vetë.

1577277911_vloraa9.jpg

Koncesionari që do të fitojë tenderin do të operojë për 35 vite, dhe ndërtimi i tij do të bëhet me fondet e kompanisë private, ndërsa shteti shqiptar merr përsipër të garantojë të ardhurat minimale për 10 vitet e para të operimit. Nëse në 10 vitet e para fitimi i kompanisë është nën limit, diferenca e fitimit të parashikuar do të paguhej nga shteti, ndërsa në rast se fitimi ka tejkaluar parashikimin të ardhurat do të ndahen 50 me 50 me shtetin.

Punimet për ndërtimin e Aeroportit pritet të nisin në muajin maj të vitit 2020.

1577277853_vlora7.jpg

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Capi: 30/12/2019 15:26

    18-te milione??? Kinezet do te bejne pushime ne Vlore? Shqiperia ka 2,8 milione banore, numri ne zbritje, ku do te qendrojne 18-te milione, kush do u sherben? Keshtu behen pazare! Plan qe nuk do te realizohet! D.m.th. per mungesen e pasagjereve (18-te milion minus x-in) do te paguaj qeveria, pra populli! Kush i bene keto kalkulime? Pra kalkulimet jane qellimisht teper te larta, ne menyre qe detyrimisht (per mos fitimin e kalkuluar) te xhobitet populli!!! Tere klasen politike ne BURG!!!

    Përgjigju
  • Gjorm: 26/12/2019 11:26

    Vlonjati nuke behete njeri, qeni nuk di te mbajë breke-thote populli! Do e shkaterrojne e vjedhine.

    Përgjigju
  • Beni: 25/12/2019 17:26

    KJO ESHTE ME TE VERTETE E TURPSHME,,NUK I KA SHTETI 100 MILION,,E TI MERTTE TE GJITHA FITIMET VETE,,,TE BEHET NJE KOMPANI SHTETERORE QE MERRET ME NDERTME AEROPORTESH E RRUGESH DHE TI MIREMBAJE ATO,,I TI MBLEDHE TAKSAT E TYRE DHE QIRATE,,,KU KEMI PARE NE EUROPE AEROPORTE QE I KANE PRIVATET,,ATO I ZOTERON SHTETI SE JANE MINIERE LEKU,,,PO ASHTU KROMI,BAKRI,,KRIPA,ENERGJIA,,PORTET,,HEKURUDHAT,,TELEFONIA,,,UJESJELLSIT.......

    Përgjigju
    • bobi: 25/12/2019 21:44

      po, edhe ti beje shteti rrush e kumbulla fitimet...neper xhepat e hajdutve

  • Labi: 25/12/2019 16:15

    O Edi ec para keshtu e Moș u mer me Keyshet ..shum gje e bukur aeroporti

    Përgjigju
  • Bert pirraneci: 25/12/2019 16:14

    Mir ti behet keti populli se nuk donit tja jepnit turkoshadhve qe vetem begati dhe fukarrallek cojn ku shkelin

    Përgjigju
    • edxwsa: 26/12/2019 09:41

      fiks e paske emrin, sic paske trurin, kafshe e keqe

  • Ggg: 25/12/2019 14:53

    Vazhdojne vjedhjet masive.... e mbytet popullin duke e vjedh pa pushim o ndyresira.... harram e paci, do vije dita qe do te na e paguani mbrapsh cdo kacidhe qe na keni vjedhur o plehra qeveritare.....

    Përgjigju
  • redi: 25/12/2019 14:09

    Kjo qeveri per cdo kontrate PPP mbron shtetin shqiptar duke ja fut sa me thelle qe dhe koncensionari te mbetet i jenaqur duke fituar 40 here me teper se investimi . Sa mire eshte qe shqiptari te nxjerre nga xhepi i tij para per oligarket. Cte keqe kishte qe 100 milion ti paguante shteti dhe fitimet ti merrte po si. Ku do me dal kjo qeveri qe cdo peone ja con peivatit. Ptu rrace e poshter antishqiptare qe po i fusni lakun n fyt sgqiptareve. Mallku qytetaret fte dita kur kto politqen wrdhen ne politiken shqiptare per ta rrjepur jete pipull. Shiko bregdetin qe ja ja dhene oligarkeve per hotele 5 yjesh dhe ato kane ngitur godina per te shitur. Ky eshte turp qe se mbulon dheu por nje fite do merrni mallkoje min e. Zotit dhe di ju bie atje ku ju dhemb m shime qener

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?