Afati i fundit i dorëzimit të listave me
28 apo 29? Rikthehet debati në KQZ

Afati i fundit i dorëzimit të listave me<br />28 apo 29? Rikthehet debati në KQZ
Debati për datën e fundit të dorëzimit të listave të deputetëve është zhvendosur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Data 28 apo 29, si afati i fundit i regjistrimit të listave të deputetëve nga listat e deputetëve, është risjellë edhe një herë në vëmendje nga anëtarët e KQZ.
 
Anëtari i KQZ nga radhët e PD, Hysen Osmanaj ka ripërsëritur edhe një herë se sipas tij, listat me deputetë janë dorëzuar jashtë afatit e për këtë ai thotë se çdo regjistrim është i paligjshëm.
 
Por kreu i Komisionit  Denar Biba u shpreh se kjo datë është përcaktuar që në muajin dhjetor, edhe duke iu referuar Kodit Zgjedhor Biba tha se afati i fundit i dorëzimit të listave të deputetëve për zgjedhjet e 18 qershorit dhe se kështu është vepruar edhe në zgjedhjet e kaluara. 

Debati 
Osmanaj: Unë bashkë me kolegë të tjerë nuk jemi për datën 29 por jemi për datën 28 të dokumenteve kjo në zbatin të Kodit Zgjedhor, ku thotë 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Jam i mendimit që këto janë marrë një ditë me vonesë, në shkelje të procedurave  dhe ne nuk do t’i pranojmë. Unë po e saktësojë këtë më shumë. Me 18 janë zgjedhjet, dhe kur thonë 50 ditë përpara, ne po i mbledhim ato janë 17 ditët e qershorit, janë të majit dhe dy ditë janë të prillit do të thotë...
Biba: Me 29
Osmanaj: Jo me 28. Janë pranuar një ditë me vonesë.
Biba: Ja e the këtë
Osmanaj: Këtë e kam thënë dhe publikisht, s’do ndonjë matematikë shumë të vështirë për t’u zbatuar.
Biba: Nuk besoj se ia vlen të bëjmë debat për këtë. Kështu që dhe ju e shtuat shpirtin e thatë. Kjo është çështje formule, dita e 50 i bie në datë e 29. Debati është kur themi përfshihet dita e 50 apo jo. Dhe dita e 50, duke nisur nga 17 qershori është në datën 29. Ligji thotë jo më vonë se 50 ditë para zgjedhjeve, por t’i mund t’i regjistrosh listat edhe më përpara. Ka minimumi që nga 2009 që ke firmosur ti, Vera, kemi që e keni përfshirë ditën e 50 në zgjedhjet e 2013. A jeni ju të tre që e keni vendosur këtë praktikë.
Jorgaqi: Mos komentoni fare
Biba: 28-29 kur iku gjermani i fundit, matematika nuk është opinion. Kush e ndjen veten të cenuar le ta çojë në gjykatë.
Shtjefni: Ne e kemi thënë që listat janë dorëzuar jashtë afatit
Biba: Mirë në 2009, 2011, 2013, 2015 ti i ke regjistruar këto parti, si i keni bërë 4 zgjedhje rresht? Si hidhi kaq shumë baltë, mbi veten e keni. Nëse do ta merrni ju vendimin, ju keni bërë praktikë që keni zëvendësuar KQZ me deklarata për shtyp. Për ty afati ligjor nuk ka rëndësi
Biba: 28-29 nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, e kalkuluam këtë datë që në dhjetor

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal