Afati për akuzën ndaj Thaçit, vihet në lëvizje faktori politik kosovar

Afati për akuzën ndaj Thaçit, vihet në lëvizje faktori politik kosovar

Kanë kaluar 6 muaj që nga bërja publike e akuzave për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi e megjithatë, ende nuk është shpallur një vendim. Përfundimi i afatit  të Gjykatës Speciale për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën  ndaj presidentit kosovar ka vënë në lëvizje faktorin politik në Kosovë.

Ramush Haradinaj,  Fatmir Limaj dhe  Isa Mustafa  kanë zhvilluar takime për të qenë gati në rast se do të nevojitet një emër i ri për zyrën presidenciale,megjithatë asgjë nuk është bërë publike për publikun e gjerë.

E ndërkohë të gjithë presin verdiktin e gjykatës, juristët në Kosovë thonë se ajo nuk e ka të detyrueshme të shprehet kur mbaron afati ligjor, por mund ta bëjë publik vendimin kur i akuzuari paraqitet në gjykatë, ose nga frika se i akuzuari mund t’i fshihet drejtësisë. 

E ndërkohë të gjithë presin regimin e presidentit ai vijon të heshtë, në pritje të verdiktit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhela: 24/10/2020 21:45

    Kjo gjykate speciale nuk ka byth te merret me krikinelet e Serbise dhe merret me viketimat e kosoves qe akoma nuk nu gjenden varret. Kjo eshte poshtersia e kesaj mender gjykate qe thote vrasesit dhe kriminelet kur tju vine tu vrasin dhe tu djegin shtepite pritini me lule.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë