Pas pesë kërkesave për të përjashtuar gjykatësit që shqyrtojnë dosjen e Kastriot Ismailajt, në seancën e 23 në këtë proces ishin vetë gjyqtarët që kërkuan të dorëhiqen nga ky gjykim.
Kryesuesja Vjollca Spahiu, dhe anëtarët Martin Deda e Bedri Qorri i depozituan administratës së gjykatës kërkesën për tu larguan nga ky gjykim me argumentin se i pandehuri e ka humbur besimin tek kjo trupë gjyqësorë të cilën kërkon prej muajsh ta largojë.
Prej shkurtit 2016 pas aferës së njohur si dosja e CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj ish administrator i borxheve të CEZ ndodhet i pandehur me akuzën e Mashtrimit me pasoja të rënda, i kryer në bashkëpunim dhe pastrimi i produkteve të veprës penale të kryer më shumë se një herë.
Deri në pritje të vendimit të kryetarit të gjykatës për të pranuar apo jo dorhëqien e tre gjyqtarëve procesi do të drejtohet prej tyre ndërsa prej më shumë se 10 seancash gjykimi shtyhet pa administruar dëshmi e prova.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com